Paketa “anti-shpifje” në Venecia, Vasili: Këshilli i Europës goditje ndaj diktaturës, s’ka ndodhur kurrë më parë

E Enjte, 23 Janar 2020 13:43

Nje dite pasi Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vendosi ta coje paketen “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias, ne nje deklarate per mediat, nenkryetari i LSI, Petrit Vasili thote se kjo eshte nje goditje qe Keshilli i Europes ben ndaj “diktatures”. “Goditja më e fundit shumë e rëndë e Këshillit të Europës, i cili ka çuar për interpretim Komisionit të Venecias, Pa-ketën Anti-Shpifje, është një goditje që nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe një qëndrim që mbahet vetëm ndaj diktatorëve.

Kjo paketë, e cila është kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës me argumente shumë të fortë lidhur me cënimin e lirive themelore si liria e shprehjes dhe e medias së lirë, janë rrëzuar nga parlamenti monist, duke ju kundërvënë haptazi vlerave themelore që ndajnë demokracitë nga diktaturat dhe duke u vendosur haptazi në krah të kësaj të fundit”, u shpreh Vasili.

FJALA E PLOTE

“Shqipëria është mbërthyer në darën e korrupsionit dhe kriminalizimit të pushtetit si kurrë më parë në historinë e saj post-komuniste. Kjo situatë tragjike përveçse ka krijuar një gjendje të pa shpresë për qytetarët shqiptarë, por është kthyer qartazi edhe në një shqetësim të madh ndërkombëtar.

Shqipëria është damkosur për shkak të Edi Ramës dhe Ri-lindjes, si një vend që qeveriset nga një autokraci e sponsorizuar nga krimi, korrupsioni dhe trafiqet. Goditja më e fundit shumë e rëndë e Këshillit të Europës, i cili ka çuar për interpretim Komisionit të Venecias, Paketën Anti-Shpifje, është një goditje që nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe një qëndrim që mbahet vetëm ndaj diktatorëve.

Kjo paketë, e cila është kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës me argumente shumë të fortë lidhur me cënimin e lirive themelore si liria e shprehjes dhe e medias së lirë, janë rrëzuar nga parlamenti monist, duke ju kundërvënë haptazi vlerave themelore që ndajnë demokracitë nga diktaturat dhe duke u vendosur haptazi në krah të kësaj të fundit.

Kjo paketë është një atentat ndaj Kushtetutës dhe lirive e të drejtave të njeriut që ajo sanksionon shumë qartë. Kjo paketëështë në kundërshtim flagrant me të gjitha Kon-ventat Ndërkombëtare të cilat garantojnë standartet demokratike të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Në rastin e çdo qeverie demokratike dhe të pakapur nga krimi, konsultimi me Venecian do ta kërkonte vetë qeve-ria për realizimin e standarteve sa më demokratike, por në rastin e qeverisë së rilindjes, qëështë peng i spirales së krimit dhe trafiqeve dhe refuzuese e shqetësimeve të Komisionit Europian, të Këshillit të Europës dhe OSBE-së, apo të organizatave të shumta të gazetarëve shqiptar dhe të huaj, kjo situatë detyron Këshillin e Europës që ti drejtohet ai Venecias me qëllimin për të shpëtuar theme-let e demokracisë në Shqipëri.

Kjo është goditja e dytë shumë e rëndë dhe e pa precedent në gjithë pluralizmin që i vjen Edi Ramës nga Këshilli i Europës, pas goditjes së parë me refuzimin e monitorimit të votimeve moniste të 30 qershorit nga ana e KE dhe Kongresit të Autoritetve Lokale, duke treguar qartë fytyrën e vërtetë të narko-diktaturës së rilindjes.

Të nderuar qytetarë,

Edi Rama dhe qeveria e tij, si peng i spirales se krimit dhe korrupsionit kanë sot vetëm një mision, që të mbyllin gojën, të mbyllin të gjitha mundësitë e komunikimit me-diatik, që të vërtetat e skandaleve të tyre të mos njihen nga shqiptarët

Sulmi i tyre ndaj fjalës së lirë, është sot thjesht dhe vetëm luftë ndaj së vërtetës.

Shqiptarët i njohin mirë skandalet e pafundme financiare, korruptive dhe kriminale për shkak të cilave Shqipëria dhe çdo shqiptar janë sot shumë më të varfër dhe ndihen të dëshpëruar në vendin e tyre.

Edi Rama dhe rilindja duhet ta kenë të qartë njëherë e mirë që skandalet dhe fajet e tyre nuk mund të bëhen të padukshme, cfarëdo lloj ligji, projektligji apo ndalimi që ata do duan të miratojnë.

Këto skandale kanë një mijë mënyra për ti bërë publike, dhe ato janë bërë e do të bëhen publike, thjesht dhe vetëm qeveria me këto paketa ligjesh po nxjerr në pah fytyrën e vërtetë dhe pengun e saj të pa çliruar nga krimi dhe korrupsioni.

Sot askush, nuk mund t’ja mbylli gojën Transparency In-ternational, që tregon qartë se Shqipëria vetëm në një vit është përkeqësuar 7 vende më poshtë për korrupsionin, apo që ka rënë 23 vende krahasuar me vitin 2017, viti kur rrëmbeu tepsinë e timonin.

Askush nuk mund t’ja mbyll gojën Bankës Botërore, që tregon se Shqipëria është një nga tre vendet më të kor-ruptuara në Botë, së bashku me Sierra Leone dhe Laos-in.

Askush nuk mund t’ja mbyll gojën Forumit Ekonomik Botëror, që e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit në botë për mundësinë e punësimit.

Askush nuk mund t’ja mbyll dot gojën Këshillit të Eu-ropës, që rivendosi nën monitorim për Pastrimin e Pa-rave Shqipërinë dhe do ta mbajë atë të tillë edhe për vitin 2020.

Kjo situatë, më e keqja që Shqipëria ka provuar ndonjëherë në 30 vitet e pluralizmit, ka vetëm një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është ajo që qytetarët japin përmes votës së lirë.

Ndaj, Zgjedhjet, të parakohshme, sa më parë! Ky është shërimi i lëngatës që po vuan Shqipëria dhe shqiptarët.

Zgjedhjet e parakohshme janë përgjigja e vetme, ballore, ndaj qeverisë së telekomanduar nga krimi, trafiqet dhe paratë e pista.

Zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme që Shqipëria të eci në rrugën e Integrimit Evropian dhe të hapë negociatat për anëtarësim, kundër skenarit të mirëmenduar të Edi Ramës për izolimin e vendit dhe për ndryshimin e aksit perëndimor të shqiptarëve drejt reali-teteve autokratike-diktatoriale me të cilat shqiptarët janë ndarë njëherë e përgjithmonë në fund të vitit ’90.

Zgjedhjet e parakohshme të lira dhe të ndershme janë zgjidhja dhe shpresa e vetme”, tha Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...