“Rikthehet” Cesar Avila/ Kolumbiani i kokainës së Xibrakës fiton ulje dënimi

Premte, 24 Janar 2020 15:11

Nga BoldNews.al

Cesar Avila, kolumbiani i arrestuar në nëntor 2014, në laboratorin e Xibrakës ku përpunohej kokainë, ka përfituar së fundmi një ulje dënimi prej 90 ditësh për shkak të “sjelljes së mirë”. Për të njëjtat arsye, ai ka fituar një vit më parë edhe 50 ditë të tjera ulje dënimi, duke siguruar në këtë mënyrë një qëndrim më të pakët në burgjet shqiptare.

Në 15 janar 2020, Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Avilës, duke i ulur 90 ditë nga dënimi i tij. Avila është dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata për Krime të Rënda, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte krijuar një laborator përpunimi në Xibrakë të Elbasanit.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Avila dhe bashkëkombasi i tij, Valter Moreno, kishin mbërritur në Shqipëri në 5 nëntor 2014, për të ndihmuar grupin e drejtuar nga Ilir Hyseni dhe Genci Xhixho, që të kryenin ekstraktimin e kokainës nga lëndë të tjera.

Së bashku me kolumbianët Avila dhe Moreno, gjatë operacionit u arrestuan edhe ai që konsiderohej si një ndër drejtuesit e grupit, Ilir Hyseni, si edhe Saimir Batku, Gentjan Gjonaj, Kelmend Dalipi, Ermal Hoxha dhe Arjan Dalipi. Personazhi kryesor i këtij grupi, Genci Xhixha, nuk u arrit të arrestohej.

Opozita e djathtë akuzoi në atë kohë se, pas këtij grupi, fshiheshin persona që kishin lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, hetimet e prokurorit të çështjes, Olsian Çela, sot Kryeprokuror, nuk arritën të provonin këto lidhje.

Gjatë gjykimit, të gjithë anëtarët e grupi u dënuan nga 10 deri në 15 vjet burgim. Kolumbani Cesar Avila u dënua me 12 vjet, të cilin po e kryen në burgun e Fierit.

Pak javë më parë, ai dorëzoi në gjykatën e Fierit kërkesën për ulje dënimi, bazuar në ligjin “Për të drejtat e të burgosurve”. Gjatë procesit, të drejtuar nga gjyqtari Taulant Banushi, kërkesa e kolumbianit Avila u përkrah edhe nga administrata e burgut të Fierit.

Në akt-vlerësimin për Avilën, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt në institucion. Ai ka ndërtuar marrëdhënie të mira me personelin e institucionit dhe me bashkëvuajtesit, si dhe ka marrë pjesë në programet dhe veprimtaritë rehabilituese dhe ato me karakter kulturor dhe sportiv. Ai respekton ritet fetare dhe ka marrëdhënie të mira me familjen e ndihet përgjegjës për veprimet e kryera”.

Në konkluzion, sipas këtij akti vlerësimi, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari Cesar Avila ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt dhe është vlerësuar pozitivisht”.

Gjyqtari i çështjes, bazuar në kuadrin ligjor si edhe në karakteristikën e burgut të Fierit, ka vendosur në 15 Janar 2020 që të pranojë kërkesën e kolumbianit dhe t’i akordojë 90 ditë ulje dënimi.

Nga të dhënat zyrtare të Gjykatës së Fierit, rezulton se Cesar Avila ka përfituar një ulje dënimi 50-ditore edhe në Dhjetor 2018. Edhe në atë kohë, Avila ka kërkuar ulje dënimi të plotë 90-ditore. Por gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën, duke konstatuar se sjellja e tij ishte e mirë, por “jo në kufijtë e asaj që konsiderohet shembullore”.

Gjithashtu, po nga të dhënat zyrtare, rezulton se edhe miku i Avilas, kolumbiani tjetër i “Xibrakës”, Valter Moreno, ka përfituar një ulje dënimi 80-ditore, në bazë të vendimit të gjykatës së Fierit, të datës 27 Dhjetor 2018.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Familja e prekur në Fier/ Burri punonte si shofer furgoni mallrash

Aktualitet

Familja e prekur në Fier/ Burri punonte si shofer furgoni mallrash

Një familje është goditur nga koronavirusi në lagjen “15 Tetori” në Fier. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se është infektuar një familje me 5 anëtarë, 4 prej të cilëve...

Mal i Zi, arrestohet mjeku se publikoi listën e pacientëve me COVID-19

Globi

Mal i Zi, arrestohet mjeku se publikoi listën e pacientëve me COVID-19

Policia ka arrestuar një person të stafit mjekësor për publikimin e një liste me emrat e qytetarëve që kanë testuar pozitivisht për COVID-19.Zyra e Prokurorisë në mal të Zi tha...

Policia bën për spital qytetarin e pastrehë, e motra: E goditi dhe njëri prej tyre qeshte

Aktualitet

Policia bën për spital qytetarin e pastrehë, e motra: E goditi dhe njëri prej tyre qeshte

Një qytetar është transportuar mbrëmjen e sotme në spitalin e Sarandës dhe që sipas familjarëve ishte dhunuar nga policia.Qytetari, i cili shprehet se është i afërmi i burrit të dhunuar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!