Nano-Berisha debate intensive por pa fyerje, Rama s’pëlqente rregullat e lojës”, Islami: Sot, paaftësia është element i fortë i mjaft deputetëve

Saturday, 25 Janar 2020 19:12
 
Në emisionin “Kjo Javë” në News24 ish-kryeparlamentari Kastriot Islami, solli në vëmendje edhe debatet parlamentare mes Fatos Nanos e Sali Berishës, për të cilat tha se edhe pse ishin mjaft intensive, asnjëherë nuk degraduan në sharje e fyerje. Ndër të tjera Islami, komentoi edhe marrëdhënien e tij me Edi Ramën si edhe debatin me të për rregullat në parti.
 
“Debati ka qenë intensiv mes Nanos e Berishës, sepse ishin dy kryesorët. Berisha në përgjithësi me temperamentin e tij, ka bërë fjalime të forta në parlament. Nano ishte më i kujdesshëm, sepse e kuptonte shumë mirë që dinamika po shkonte në favor të ndryshimit. Por nuk ka degjeneruar asnjëherë debati në fyerje personale. Debati asnjëherë nuk ishte i orkestruar. Nano nuk ndërtonte një debat që të thoshte unë do flas, pastaj do e sulmoj Berishën, po foli ky do e sulmoj, pra nuk kishte kështu gjërash. Aq më tepër që kishte asnjë element përgatitje dhune, për të goditur deputetët e opozitës. Marrëdhëniet me Ramën nuk janë vetëm për drejtimin e tij radikal.
Debati që unë kam pasur me Ramën, ishte për rregullat e lojës. Në përgjithësi Rama nuk i pëlqente rregullat e lojës. Ne kishim një statut i cili kishte 15 vite që ishte përgatitur, unë në atë kohë kisha 10 vjet në PS. Një nga elementët kryesorë të statuteve ishte, meritokracia dhe përcaktimi i rregullave të lojës. Unë me Ramën, këtë kam kërkuar nëse përcakton rregulla loje të jetë për të gjithë, sepse nuk mund të ndërtojmë një parti për ta pasur mirë me kryetarin dhe nuk i njeh rregullat e lojës”, deklaroi ai.
 
Për Kastriot Islamin, cilësia e parlamentit ka rënë shumë. Pa dashur të komentojë me emra konkret, ai u shpreh se ka rënë cilësia ka rënë sa i takon formimit.
 
“Paaftësia është element shumë i fortë i mjaft deputetëve në parlament. E dyta, nuk ka transparencë, e treta ka një mekanizëm që shumë veta mundohen ta kenë mirë me kryetarin. Dhe çfarë ndodh, ndodh që Parlamenti, maxhoranca, partitë qeveria, dominohen nga një njeri i vetëm dhe gjithë njerëzit rrotullohen rreth këtij problemi. Dhe kjo ka bërë që të gjitha sistemet që kemi ndërtuar ne, nëse nuk zgjidhet problemi i demokracisë së brendshme të partive, do jetë shumë vështirë të rregullohet çështja e cilësisë. Pra, në të gjitha aspektet ky parlament është me cilësi shumë të dobët, që perceptohet jo një parlament shprese nga publiku”, u shpreh Islami
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...