Mediat kosovare: Negociatat për koalicion në prag dështimi, LDK dhe LVV nuk lëvizin nga qëndrimet e ngurta

E mërkurë, 29 Janar 2020 11:16

Në prag të dështimit janë negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. Palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ngurta as pas takimit, që u konsiderua vendimtar, dhe i cili u mbajt me prezencën e ambasadorëve të QUINT-it dhe shefes së Zyrës së BE-së.

Asnjëra prej subjekteve nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk ka përjashtuar takimet e radhës, një javë para skadimit të afatit kushtetues për mandatarin e Qeverisë, Albin Kurti, shkruan sot “Koha Ditore”

Pas takimit gati katërorësh në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka dalë me kumtin se nuk ka marrëveshje.

Sipas tij, VV-ja nuk pranon ujdi të stilit “merre ose lëre”.

“Nuk ka përafrim të pozicioneve mes dy subjekteve. Ne i kemi dhënë dy propozime prejse kemi dërguar emrin tim tek presidenti për mandatarin, mirëpo për marrëveshje nevojitet pajtim i dyanshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje merre ose lëre”, ka thënë Kurti, sipas të cilit gjysma e takimit ishte përkthim për ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Bashkimit Evropian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...