Presidenti i Parlamentit Europian viziton Tiranën pas dy ditësh, zbardhet axhenda e takimeve zyrtare

Saturday, 01 February 2020 12:37

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën në datat 3 dhe 4 shkurt.

EU News.al ka mësuar në Bruksel anxhendën Presidentit të PE Sasoli gjatë vizitës së tij në Tiranë, i cili do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, prsidentin Ilir Meta, Kryeparlamentarin Ruçi dhe drejtuesit e opozitës, Basha e Kryemadhi me të cilët pritet të diskutojë lidhur me situatën politike në vend dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

AXHENDA:

3 shkurt

Në orën 11:00 Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të zhvillojë një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Më pas, në orën 11:30, Sassoli do të takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas takimit Rama dhe Sassoli në orën 12:15 do të
mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë.

Në orën 14:45 Presidenti PE Sassoli do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare.

Pas fjalës në seancën e parlamentit zyrtari i lartë i BE-së do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 16:00.

Në orën 16:45 Sassoli do të zhvillojë një bisedë me studentët e Universitetit të Tiranës.

4 shkurt

Axhenda e Presidentit të PE, Sassoli do të vijojë me një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në orën 09:30.

Në orën 10:45 Sassoli do të takohet në selinë e Partisë Demokratike me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas takimit me drejtuesit e opozitës, Sassoli në orën 12:30 do të zhvillojë një takim me stafin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, takim i cili do zhvillohet në mjediset e “Shtëpia e Europës”.

Vizita e Presidentit të Parlamentit Europian, David Sasoli vjen në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë, e cila synon hapjen e negociatave para samitit të Zagrebit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...