Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet qeverinë e re të Kosovës.

Tuesday, 04 February 2020 11:12

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e ka përshëndetur sot, votimin nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Qeverisë së re të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti. Njëkohësisht, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani, si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë të lëshuar sot, ky Këshill shprehet: “Mandatimi i Qeverisë, ishte kurorëzim i procesit demokratik, që kulmoi me zgjedhjet e lira dhe demokratike të 6 tetorit 2019. Zgjedhje këto që shpërfaqën një kulturë të lartë demokratike të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Përgëzojmë partitë e koalicionit qeverisës për marrëveshjen e arritur dhe shprehim besimin tonë që Qeveria Kurti, e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, së bashku më partitë e pakicave etnike, do ballafaqohet më sukses me sfidat më të cilat përballet Republika e Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron të vë në pah, sidomos, sfidat jo të lehta që përcjellin konsolidimin e mëtejmë të pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur.

Ne shprehim besimin tonë të thellë që Qeveria e Kurti, së bashku me institucionet tjera të Republikës së Kosovës, do tejkalojë me seriozitet dhe profesionalizëm çdo sfidë dhe pengesë, në rrugëtimin e pandalshëm të Republikës së Kosovës drejt integrimit në strukturat Euro-Atlantike dhe anëtarësimit në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson më krenari faktin se, që nga shpallja e pavarësisë së saj, Republika e Kosovës është dëshmuar të jetë një shtyllë e fortë e paqës dhe stabilitetit në rajon, si dhe përçuese e denjë e vlerave dhe aspiratave Euro-Atlantike që kanë frymezuar gjithmonë kombin tonë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...