“Maxhoranca kërkon ta pushtojë Gjykatën Kushtetuese”, Mustafaj: Alarmi që ngre Presidenti është i përligjur

Premte, 21 February 2020 17:41

Analisti Besnik Mustafaj mendon se maxhoranca po kërkon të pushtojë Gjykatën Kushtetuese dhe se në përpjekjet për ta mbrojtur janë jetike. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Mustafaj tha se përpjekjet e presidentit janë të ligjshme por jo të zakonshme dhe se kjo ndodh kur demokracia është e rrezikuar.

“Në një realitet si ky i joni kur praktikisht qeveria ka kapur të gjithë pushtetin pavarësisht formës legale që ka reforma në drejtësi, fakt është që nëpërmjet njerëzve që kanë shkuar në këto institucione qeveria dhe Rama e kanë kapur drejtësinë. Parlamenti dihet që është i komanduar prej tij, ekzekutivin e ka me mandat elektoral, atëherë Gjykata Kushtetuese fiton një rëndësi jetike për demokracinë në Shqipëri. Ndaj përpjekjet e presidentit për të mbrojtur Gjykatën Kushtetutese janë jetike. Faktikisht këtë gjë e di shumë mirë dhe kryeministri Rama i cili po përpiqet ta marrë. Ligji që kaluan para pak ditësh tregon se duan ta anashkalojnë me çdo mjet presidentin dhe ta pushtojnë Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Mustafaj.

Për më tepër ai tha se nuk sheh një opinion publik të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm për rëndësinë që ka Gjykata Kushtetuese.

“Asnjë nen i kushtetutës nuk ia ndalon presidentit t’i drejtohet popullit. Problemi nuk shtrohet a është e ligjshme kjo sjellje e presidentit, a është e zakonshme? Jo. Kjo ndodh shumë rrallë, kur demokracia është e rrezikuar apo e përmbysur. Nuk dihet se si do të ketë vazhdim një përpjekje e tillë e presidentit por e ligjshme është.
Opozita do jetë në shesh, mendoj se socialistët duhet të jenë në shesh, edhe ne të tre.
Mua më shqetëson fakti që në disa dalje që kanë qartazi konotacione politike presidenti është para opozitës. Në kuptimin që opozita duhet të ishte në avangardë si institucion i destinuar të bëjë politikë”, deklaroi Mustafaj.

Sipas tij, ‘alarmi që ngre presidenti është i përligjur’. “A ka zgjedh formën efikase për të arritur qëllimin e tij, kjo ha diskutim. Nuk e rrezikon klimën politike të vendit se në fund të fundit është paqësore ai nuk po bën thirrje për revolucion. Në qoftë se presidenti i bën thirrje popullit dhe vihet në krye të një lëvizje popullore dashje pa dashje nuk është në rolin e tij kushtetues”, tha ai ndër të tjera.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...