Ish-ministri socialist e mbështeti/ Meta: Më 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë

Premte, 21 February 2020 18:16

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar, ish-ministrin socialist, Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i dha kauzës së Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Në një shkrim të sotëm ish-ministri socialist me titull ‘Puçi i KED, nxjerr lakuriq reformën në drejtësi’ shkruan ndër të tjera se ‘Kryetari i Shtetit po denoncon me fakte " pucin kushtetues". Iniciator i deformimeve te procedurave per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetutese eshte kryetari i Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi. Bashkepuntor jane bere Kuvendi dhe ministria e drejtesise. Me heshtjen e tejzgjatur ne kete bashkepunim perfshihen edhe Ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE’

‘Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.
 

Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.

Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!

Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!

Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!

Mirësevini të gjithë në 2 mars! ‘

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 18:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...