Tabaku: Spektakli politik me emrat e të fortëve që dalin pa faj është pastrim figure

Saturday, 22 February 2020 10:54

“Jemi vendi i vetëm në Europë që jemi përfshirë në këtë listë dhe kjo tregon që mekanizmat dhe vullneti politik për të luftuar paratë e pista mungon”. Keshtu deklaron ish-deputetja e PD-se, Jorida Tabaku pas raportit qe e rendit vendin tone ne listen gri te pastrimit te parave. 

Ne nje reagim per mediat, Tabaku, teksa akuzon direkt pushtetin si te lidhur me pastrimin e parave, thekson se “spektakli politik me zyrtarë të kamufluar që thërrasin emrat e të fortëve që më pas shpallen të pafajshëm, është pastrim figure dhe jo luftë ndaj krimit”

Deklaratë e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku
Shqiperia ne listen gri te pastrimit te parave!

Fatkeqësisht dje Shqipëria është vendosur në zonën gri nga Moneyval, institucioni që merret me shqyrtimin e vendeve ku pastrohen paratë. Jemi vendi i vetëm në Europë që jemi përfshirë në këtë listë dhe kjo tregon që mekanizmat dhe vullneti politik për të luftuar paratë e pista mungon.

Afërmendsh, milionat që shpenzohen sa nga ndërtimi e në fusha të tjera, droga që qarkullon në vend që prej shtatë vitesh me një volum qindra herë më të lartë, siç raporton edhe Guardia Di Finanza, janë prova të qarta.

Lufta kundër pastrimit të parave të pista ka qenë një nga kauzat që PD ka ngritur që në fillim duke kërkuar angazhim serioz kundër një prej krimeve ekonomike më vdekjeprurëse për ekonominë, punësimin dhe shoqërinë.

Këtij pushteti i mungon ky vullnet sepse siç është vërtetuar ai është i lidhur drejtpërdrejt me pastrimin e parave. Spektakli politik me zyrtarë të kamufluar që thërrasin emrat e të fortëve që më pas shpallen të pafajshëm, është pastrim figure dhe jo luftë ndaj krimit.

Shqipëria është në ditë të vështirë, shqiptarët janë viktima të një keq qeverisje me dashje. Ne nuk meritojmë një vend të prapambetur dhe çerdhe e pastrimit të parasë.

Prandaj PD ka propozuar një ligj që do të luftojë deri në fund logjikën e sotme të ekonomisë së pastrimit të parave. Ligji Anti-mafia do të luftojë jo vetëm oligarkinë për ta çliruar tregun nga duart e oligarkëve por edhe do të mundësojë luftën ndaj pastrimit të parave. Me parimin ndiq paranë ne do të mundësojmë sekuestrimin  e aseteve të vendosura nga krimi i organizuar , do të luftojmë në çdo ind të ekonomisë krimin ekonomik dhe të vendosim përpara drejtësisë fajtorët.

Ne, nuk do të ndërtojmë një infrastrukturë që do të justifikojë pasurinë e të inkriminuarve. Përundrazi do të angazhojmë gjithë fuqinë e shtetit për të evidentuar dhe dënuar ata që sot po pastrohen në rrugë antiligjore nga qeveria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...