Reforma Zgjedhore, palët politike do të ndryshojnë periudhën zgjedhore

Diel, 23 February 2020 14:34

Palët politike po diskutojnë në tryezën e Reformës Zgjedhore edhe ndryshimin e periudhës zgjedhore. Qëllimi është që të mos dëmtohet sezoni veror tursitik dhe procesi zgjedhor të mos ndikojnë tek njëri-tjetri.

Me ligjin actual, procesi është zhvilluar në qershor dhe bashkë me periudhën e numërimit dhe ankimimit, procesi është zgjatur deri në korrik. Por, PS dhe përfaqësuesit e opozitës kanë depozituar afate të ndryshme për periudhën zgjedhore. Socialistët sugjerojnë që zgjedhjet për Kuvendin apo për bashkitë të zhvillohen brenda periudhës që shtrihen nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 1 tetori deri më 31 tetor.

Ndërsa opozita ka hedhur në tryezë periudhën mes 15 prillit deri në 31 maj ose 15 shtator deri në 31 tetor.

Burimet thanë se palët politike kanë rënë dakord për ndryshimin e periudhës zgjedhore dhe ekspertët po punojnë për të bërë propozimin final mes këtyre limiteve kohore.

Këtë javë, në tryezën e Reformës Zgjedhore, opozita pritet të japë të gjitha propozimet e saj për reformën me qëllim që palët të kenë afat për të dakordësuar të gjitha çështjet deri në 15 mars, kur edhe duhet të finalizohet reforma

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...