Vrasjet në Rrëshen e Durrës, ish-deputetja Ulqinaku: Edi Rama, dhunues i grave dhe vajzave, duhet të ngrihemi kundër tij!

E mërkurë, 26 February 2020 14:20

Ish-deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku, reagon për vrasjet tragjike të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit, siç ishte vrasja e dyfishtë e vëllait dhe motrës nga ish-burri i kësaj të fundit në Kodër Rrëshen, dhe vrasja e gruas nga burri në Durrës, që tronditën mbarë opinionin publik.

Ulqinaku shkruan në “Facebook” se “me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje”!

Mesazhi i Ulqinakut:

Nën shembullin e Edi Ramës, burrat keqtrajtojnë gratë e vajzat; dhunohen e vriten dhe askush nuk mban përgjegjësi!

Është Kryeministri, ai që ka dhunuar nënën dhe partneret e veta! Është ai që i ka goditur dhe i ka nxjerrë jashtë banesës, si shkak i psikopatisë së tij!

Po ndeshemi përditë me kronika të zeza lajmesh, ku bashkëshortët vrasin e keqtrajtojnë gratë!
Dje, në Rrëshen vritet nëna, në sytë e tre vajzave të saj! 

Sot, në Durrës vritet po nga partneri, një tjetër grua!
Në 6 vite, kanë ndërruar jetë dhjetra gra, nga vrasjet brënda familjes!
Jemi në dijeni që asnjë vrasje nuk është e paparalajmëruar. Këto gra janë ankuar në institucionet e shtetit dhe në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje; ku në të shumtën e rasteve edhe e kanë patur, por nuk ka funksionuar, sepse organet që duhet ta ekzekutojnë inspirohen nga Edi Rama.

Edi Rama nuk i ka prioritet gratë sepse duket nga politikat që ka për to.
Ai nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike.

Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje!
Prandaj jemi ne, vajzat e gratë që duhet të ngrihemi kundër Edi Ramës, i cili po bën të funksionojë sistemi i pandëshkueshmërisë ndaj burrave, që frymëzohen prej tij, të dhunojnë gratë.
#ramaik

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...