Mijëra persona në Francë marshojnë kundër dhunës në familje

Diel, 24 November 2019 10:07

Dhjetëra mijëra persona kanë marshuar dje në Paris dhe qytete të tjera të Francës, për të kundërshtuar dhunën në familje, pasi, sipas statistikave të fundit, besohet se vetëm gjatë këtij viti, mbi 130 gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.

Në Paris, kryesisht gratë aktiviste kanë protestuar duke mbajtur në duar pankarta me ngjyrë vjollce, ku ishin të shkruara emrat e viktimave të dhunës në familje.

Ngjyra vjollce është ngjyra simbolike që përdoret për lëvizjen e të drejtave të grave. Këto marshe u mbajtën vetëm dy ditë, para se Qeveria franceze të publikojë rezultatet e një hetimi lidhur me dhunën në familje, shkruan rel.

 

Ekspertët për dhunën në familje të Këshillit të Evropës, kanë thënë gjatë kësaj jave, se Franca duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur viktimat dhe fëmijët e tyre nga dhuna në familje dhe të miratojë masa më efektive për të parandaluar dhunën në familje.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të pranojmë se gratë vriten sot dhe vazhdon të mos ketë ndëshkim për këtë. Shteti duhet të bëjë punën e vet për të garantuar siguri për të gjitha gratë”, tha për Reuters, aktivistja Karine Plassard.

Përveç në Paris, marshe kundër dhunës në familje u mbajtën edhe në Lion, Strasburg dhe qytete të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...