'Po vazhdoi kështu do martohet burri me burrin'/ Rama: Kush ecën bashkë, gjobitet

E mërkurë, 25 Mars 2020 18:03

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë një inspektimi që bëri sot në disa tregje të Tiranës, për të parë nëse zbatoheshin masat kundër COVID-19, u has me dy probleme, të cilat kërkoi të zgjidheshin nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një komunikim online me disa prej ministrave të tij, Rama porositi LLeshajn që policia të veprojë në rastet kur shohin pensionistët në rrugë.

Sipas tij, ata nuk duhet të dalin kurrësesi nga shtëpia, ndërsa paralajmëroi edhe gjoba për shkelësit e karantinës.

“Dola sot me drejtuesit e policisë. Pashë pak situatën. Situata është goxha më mirë në tregje. Kemi dy probleme që duhen adresuar me urgjencë. Pensionistët duhet të kthehen në shtëpi. Kemi folur dhe me ministren e Mbrojtjes dhe atë të Shëndetësisë për të targetuar shërbimet për pensionistët. Për pensionistët kryefamiljarë, u duhet shërbyer nga ne. Të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët. Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. S’ka; ‘obobo’, ‘u më pe’. Pensionistët duhen kthyer nga rruga. Makinat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen, s’duhet të vazhdojnë rrugën kur shohin një pensionist, por t’i thonë; ‘xhaxhi në shtëpi’. Problem tjetër që shoh është ecja bashkë. Është e ndaluar, është e e rrezikshme. Duhet të ecin tek e tek. Mund të jeni burrë e grua! Por po vazhdoi kështu, do martohen të gjithë bashkë, edhe burri me burrin. Po ecet bashkë, gjobiteni! Atyre këmbësorëve që kapen duke ecur në rrugë pas orarit, do gjobiten dhe përveç kësaj do i bllokohet makina”, tha Rama.

Kryeministri Rama sot në rrugët e Tiranës, pa asnjë masë mbrojtëse dhe i shoqëruar nga disa persona, të cilët nuk e respektojnë aspak distancën që kërkon vetë kryeministri për qytetarët:

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...