Berisha: Mesazh, për miqtë e mi por edhe të gjithë shqiptarët!

Saturday, 04 Prill 2020 18:18

Nga Sali Berisha

Mesazh

Per miqte e mi por edhe te gjithe shqiptaret!

Te dashur miq, keto pamje vijne sot nga tregjet tona ne Tirane. Lutja ime me miqesore eshte qe keto pamje te mos i shohim me gjer ne zhdukjen e epidemise se covid19!

Se pari, asnje prej jush mos nxjerri kemben nga dera pa maske. Kjo sepse asnjeri prej jush nuk e di se personi qe takoni ne shkalle, ne rruge, ne dyqan nuk eshte i infektuar me coronavirus. Kjo per faktin e thjeshte se kryepidemiologu i Surrelit ne kundershtim flagrant me ligjinin e OBSH ka vendosur te kufizoje ne maksimum testin dmth ta beje ate vetem per ata qe bejne muuu se jane me koronavirus.

Ne kete situate pasigurie te plote, ku me qellim lihen pa zbuluar mbi 1500% e te infektuarve, ata qe jane te detyruar te dalin, te vetmen parzmore mbrojtese ndaj covid19 qe mund te kete ai qe qendron para teje apo anash teje, kane masken.

Miq, une e di se ju nuk keni maska pasi kryeepidemiologu i Surrelit refuzoi edhe 8 dite me pare oferten per miliona maska, ju lutem te perdorni edhe maska te pregatitura me dore vete ne shtepi pa asnje kompleks sepse pavaresisht se ato nuk kane fuqine mbrojtese te maskave industriale perseri ju mbrojne ju nga sterpiket e peshtymes, hundeve, bronkeve shume here me shume se sa po te jeni pa to!

Gjithashtu miqte e mi, ju bej thirrjen me miqesore ne çdo radhe dhe kudo qe kaloni te ruani distancen se paku 1,5 m nga personi me i afert me ju sepse ai, por mundet edhe ju te jeni te infektuar me koronavirus.

Se fundi miqte e mi une e di se ju keto dite jeni me te neveritur se kurre me pare me Sulltan Salep Surrelin i cili:
1-Perdor panikun, dhunen, terrorin kunder jush,
ne shperthime halucinante tmerron femijet tuaj me video me varre masive, grumbuj arkivolesh, flet per male me te vdekur dhe mure me kufoma etj etj..
2-Duke shfrytezuar epidemine ai tani duke fyer çdo shqiptar beson se i erdhi dita dhe paraqitet para jush si demon, xhabrail, mbizot, baba etj etj
3- Mashtron ne menyre te paskrupullt ata qe qajne sot me lot mjerimi per kafshaten e gojes
4-Cakton orare te cilat pashmangshem ju vendosin ju para zgjedhjes te lini femijet tuaj pa ushqim ose te shtrengoheni ne radhe
5- Duke e ndjere veten zot te te drejtave tuaja fut duart e zeza edhe ne kontratat tuaja me private duke harruar se ato nuk mund te jene kurre çeshtje ekzekutivi por vetem çeshtje midis paleve dhe ne çdo rast, ne rast te paparashikueshmerise nga arsye madhore, çeshtje te gjykatave.

Per te gjitha keto une e di se qindra mijra prej jush peshtyjne televizoret kur u shfaqet ne ekran. Une gjithashtu e di se qindra mijra prej jush jeni gati te mbushni rruget dhe sheshet kunder atij qe ju hiqet si mbizot, si demon, si baba, si terroristi Anwar al- Awlaki etj etj

Ju keni te drejte!

Por tani jemi para dy armiqve tane!

1- covid 19, i cili ne rruge do te na donte per te na pushtuar qenien tone.

2-Sulltan Salep Surreli, i cili ka stermbushur kupen.
Ne kete rrethane, para se te dalim ne rruge per te shpetuar nga ky i dyti, mendoj qe sejcili te beje te degjohet zeri i tij kunder Sulltan Salep Surrelit, marrezive te tij, duke goditur per nje kohe qe deshiron vet, ritmikisht me dore ne dritare ose ballkonin e tij tepsine me te madhe qe ka ne shtepi.

Shpirti i protestes eshte vendimtar per te mundur dy armiqte me te rrezikshem qe kemi sot para nesh.

Zoti ju bekofte ju miqte e mi dhe mbare shqiptaret kudo qe jane. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...