Paloka, Ramës: Nuk është koha për gënjeshtra! Anullo koncesionet dhe ndihmo shqiptarët

Saturday, 04 Prill 2020 18:24

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në Facebook, akuzon kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë është ‘kapur’ në gënjeshtra.

Sipas Palokës, Rama premtoi në 17 mars shqiptarët se askush nuk do të ngelej pa rroga, ndërkohë që rreth 1 muaj nga kriza, qeveria nuk ka shpërndarë asnjë lekë. Demokrati i bëri thirrje kreut të qeverisë që të anulojë koncesonet dhe ndihmojë shqiptarët.

"Edi Rama është kapur në gënjeshtër dhe nuk ka as kurajon më të vogël qytetare të kërkojë ndjesë. U premtoi shqiptarëve në 17 Mars 2020 se askush nuk do të ngelet pa marrë pagën e Marsit dhe mashtroi. Mijëra qytetarë nuk kanë arritur të marrin pagën e muajit Mars dhe janë sot në luftë me mbijetesë.

Edhe pse sot është data 4 Prill, rreth një muaj nga fillimi i krizës në Shqipëri, Qeveria nuk ka shpërndarë asnjë lek. Ndërkohë që dalin e gënjejnë nëpër media çdo ditë, zero të vetëpunësuar kanë marrë pagesë, zero biznese kanë marrë mbështetje, zero familje në nevojë kanë marrë ndihmën ekonomike të premtuar dhe zero të papunë kanë marrë pagesën e premtuar.

Kjo nuk është kohë për gënjeshtra. Kjo nuk është kohë për propagandë. Vepro tani: Anullo koncesionet dhe ndihmo shqiptarët!", shkruan Paloka në reagimin e tij.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...