Masakra me fondet e Shëndetësisë/ 'O.ES Distrimed', 3 mln euro pa garë në 1 vit

Diel, 12 Prill 2020 20:45

Pandemia COVID-19 zbuloi, nga njëra anë dështimin e strukturave shtetërore për të përballuar pandeminë, dhe nga ana tjetër evidentoi plotësisht “masakrën financiare” me fondet për një nga sektorët më jetikë të vendit.

Një mori tenderash me procedurë të drejtëpërdrejtë, pra pa garë, në vlerën e mbi 10 milionë euro, janë zhvilluar vetëm gjatë ditëve të fundit nga institucionet shëndetësore, nën argumentin e urgjencës për përballimin e pandemisë.

“O.ES Distrimed” rezulton të jetë një nga ato kompani që ka përfituar kontrata me procedura të drejtëpërdrejta së fundmi.

“Boldnews.al” raportoi se Ministria e Shëndetësisë firmosi një kontratë në javën e parë të Prillit me “O.ES Distrimed” për të blerë 1 mijë tamponë për testet mbi COVID-19 me vlerë rreth 3 herë më të lartë se çmimi aktual i tyre.

 

Gjithashtu, të dhëna mediatike, referojnë se kompania ‘O.ES Distrimed” është fituese e një tjetër tenderi sekret, të zhvilluar së fundmi, për blerjen e 240 monitorëve për pajisjet mjekësore, me vlerë rreth 1.5 milionë euro.

“Boldnews.al” ka kryer verifikim mbi dokumenta zyrtarë, nga ku rezulton se kompania ‘O.ES Distrimed” është fituese e një morie tenderash të zhvilluar nga strukturat shëndetësore. Në një pjesë të konsiderueshme, kompania farmaceutike ka fituar tendera pa garë reale ose si konkurente e vetme.

Për 1 vit, 3.5 mln euro pa garë

Prej vitit 2019 e deri në Mars 2020, kompania “O.ES Distrimed” është shpallur fituese në të paktën 9 procedura tenderash “fiktivë”, me vlerë totale rreth 3.5 milionë euro.

– Në datë 31 Mars 2020, kur vendi ishte në kulmin e pandemisë COVID-19, kompania “O.ES Distrimed” shpallet fituese në tenderin për blerjen e “Materiale për Trajtim Vaskular Kirurgjikal”, të zhvilluar nga Qendra Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Tenderi kishte fond limit 46 512 386 lekë të reja dhe në të konkuruan tre operatorë ekonomikë- “Euromed” “Biometrik” dhe “O.ES Distrimed”.

Në përfundim të procedurave, “O.ES Distrimed” u shpall fituese, ndërkohë që dy operatorët e tjerë u skualifikuan, pasi nuk kishin paraqitur asnjë ofertë ekonomikë, duke ngritur dyshimet për pjesëmarrje “fiktive”.

Image

–  Në 18 Shkurt 2020, “O.ES Distrimed” shpallet fituese e tenderit “Blerje materiale mjekesore specifike per Sherbimin e Hemodinamikes ne QSUT, Lotin 2 Pacemaker VVIR dhe DDDR per 12 muaj”, me fond limit 41 220 831 lekë të reja, të organizuar nga QSUT.

Në këtë tender, sipas dokumentave zyrtare, përveç “O.ES Distrimed”, merrte pjesë edhe “Biometrik”, e cila dha ofertë më të lartë.

‘O.ES Distrimed” dhe ‘Biometrik” duken se kanë raporte të ngushta me njëra-tjetrën, pasi, në disa tendera të tjerë, ato shfaqen si “aleatë” dhe bashkim operatorësh, përballë konkurentëve të tjerë.

Image

– Në 14 Janar 2020, “O.ES Distrimed” shpallet fituese e tenderit “Blerje materiale mjekimi stapler për QSU Nënë Tereza”, me fond limit 59 885 159 lekë të reja.

Në këtë tender, krahas “O.ES Distrimed”, merrte pjesë edhe kompania “Biometric”, e cila nuk kishte paraqitur ofertë ekonomikë dhe, rrjedhimisht, u skualifikua.

Image

– Në 4 Dhjetor 2019, “O.ES Distrimed” shpallet fituese e tenderit për “blerje Biventricular pacemaker (CRT-P)”, zhvilluar nga QSUT, me fond limit 10 035 994 lekë të reja.

Në këtë tender, krahas fituesit, merrnin pjesë edhe “Montal”, “Iris” dhe “Biometric”. Kompania “Montal” u skualifikua, pasi nuk kishte paraqitur ofertë ekonomikë. Ndërsa kompanitë “Iris” dhe “Biometric” u skualifikuar nga Autoriteti Kontraktor, Qendra Spitalore Universitare.

Pas skualifikimit të konkurentëve, “O.ES Distrimed” mbeti e vetme në garë dhe rrjedhimisht u shpall fituese e tenderit.

Image

– Në Qershor 2019, kompania “O.ES Distrimed” shpallet fituese e tenderit “Blerje materiale konsumi për shërbimin e Hemodinamikës së QSUT, SU “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër dhe Spitalin Rajonal Fier”, të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, me fond limit 44 861 320 lekë të reja.

Në tender merrnin pjesë edhe “Montal”, “Gen-Alb Farma”, “Biometric” dhe “Saer Medical”. Të gjitha këto kompani u skualifikuan, pasi kishin hyrë në tender pa ofertë ekonomike dhe pa dorëzuar asnjë dokument.

Image

– Në Prill 2019, kompania “O.ES Distrimed” shpallet fituese e tenderit “Blerje materiale mjekimi specifike për shërbimin e Kirurgjisë vaskulare në Spitalin Universitar të Traumës”, me fond limit 14 642 012 lekë të reja.

Në këtë tender, ‘O.ES Distrimed” ishte konkurent i vetëm, pa rivalë.

Image

– Po në Prill 2019, “O.ES Distrimed” shpallet fituese e tenderit “Blerje Materiale mjekimi Neurokirurgjie në Spitalin Universitar të Traumës”, me fond limit 96 936 061 lekë të reja.

Edhe në këtë tender, kompania ‘O.ES Distrimed” ishte konkurente e vetme.

Image

– Në Janar 2019, “O.ES Distrimed” shpallet fituese në një tender të zhvilluar nga Universiteti i Mjekësisë për “Blerje pajisje laboratori për FM-në”, me fond limit 12 070 700 lekë të reja.

Në këtë tender morën pjesë edhe “Biometric Albania & AL Medical SHPK, “BNT Electronics” dhe “Krijon”.

Image

Autoriteti kontraktor i skualifikoi të tre konkurentët. ‘Krijon” shpk nuk kishte paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa dy të tjerët u skualifikuar për mosplotësim të dokumentacionit. Në përfundim, ‘O.ES Distrimed” u shpall fituese, si kompania e vetme që mbeti në garë.

Në total, vetëm në këto procedura të identifikuar nga “Boldnews.al”, kompania ‘O.ES Distrimed” është shpallur fituese, pa garë reale, në tendera me vlerë totale rreth 335 milionë lekë të reja (rreth 3 milionë euro).

Lexo edhe: Tender sekret i “orës së vonë”/ Manastirliu blen tamponë me 3-fishin e çmimit te “O.ES Distrimed”

Burimi: Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...