Lufta ndaj COVID-19/ Gates: Shumë pak vende meritojnë notën 10

Diel, 12 Prill 2020 20:48

Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe një prej njerëzve më të pasur të globit, Bill Gates, në një intervistë për BBC teksa foli mbi pandeminë që ka pushtuar rruzullin, shprehet se, bota nuk ishte gati për të përballuar virusin COVID-19 dhe kritikoi qeveritë që nuk kanë bërë aq sa duhet për t’u përgatitur për një pandemi globale.

Sipas tij krerët e qeverisë në botë nuk kanë investuar në testime dhe pajisje mbrojtëse, që prej kohës kur koronavirusi u shfaq për herë të parë në Kinë.

Gates tha se shumë pak vende mund t’i vësh notën 10, për mënyrën sesi ata e kanë menaxhuar situatën nga sëmundja, që kaploi botën vetëm në tre muaj.

Si mungesë e përgatitjes, Gate tha se ne gjendemi në territore të paeksploruara. Gates i tha gazetarit të “BBC Breakfast”, Charlie Stayt, se përgjigjja e vendeve ndaj krizës nuk ishte aq e mirë sa duhet.

“Ishte një periudhë kur po thosha se ky ishte shkatërrimi më i madh i mundshëm me të cilën u përball bota. Ne patjetër do të shikojmë prapa dhe do të dëshirojmë të kishim investuar më shumë që të mund të kishim shpejt të gjitha diagnostikimet, ilaçet dhe vaksinat. Pastaj është dhe koha kur virusi u shfaq, cilat ishin testet e përgatitura? A menduan vendet të rrisnin kapacitetin e njësive të kujdesit intensiv dhe aspiratoreve? Do të ketë kohë për ato pas vdekjeve. Shumë pak vende do të marrin një notë 10. Tani jemi këtu ku jemi, ne nuk e simuluam këtë, nuk e praktikuam, kështu që e gjejmë veten në territore të paeksploruara”, tha Gates

Gates, i cili është personi i dytë më i pasur në botë, identifikoi mungesën e investimeve që qëndron pas mungesës së testimit, që ka bërë që vendet të mos e diagnostikojnë koronavirusin në kohë.

“Investimet mund të siguronin që diagnostikimi të ishte menjëherë i disponueshëm, ilaçet në më pak se gjysma e kohës, vaksina në më pak se gjysma e kohës, shumica e atyre investimeve nuk ishin bërë. Tani ne jemi duke kërkuar dhe na duhet shumë më tepër kohë t’i mbledhim këto pjesë, edhe pse shkencëtarët po bëjnë punë heroike", shtoi ai.

https://www.bbc.com/news/av/world-52233966/bill-gates-few-countries-will-get-a-grade-for-coronavirus-response

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...