Presidenti mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, opozita konfirmon gatishmërinë

E mërkurë, 15 Prill 2020 10:40

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë sot për të dytën herë Këshillin e Sigurisë lidhur me menaxhimin e krizës së Covid-19 nga qeveria shqiptare.

Kjo u bë e ditur mbrëmjen e djeshme nga kreu i PD Lulzim Basha në emisionin "Tempora" në Oranews.
Ndër të tjera Basha tha të martën në mbrëmje se “”Presidenti I Republikës më ka njoftuar se ka për qëllim të thërrasë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e nesërme dhe i kam konfirmuar gatishmërinë, i kam treguar edhe njëherë konstruktivitetin tim.
Basha tha se e ka për detyrë të jetë edhe Kryeministri pjesë e saj , por Presidenti për herë të dytë po fton edhe kryetarin e opozitës. Pra, ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë pikërisht në funksion të daljes nga kjo situatë më sa më pak dhimbje.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur për herë të parë më 25 mars ku përveç presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryeopozitarit Basha merrnin pjesë edhe disa prej ministrave të qeverisë si dhe kreu i Kuvendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...