Qeveria e jahteve

E mërkurë, 15 Prill 2020 10:54

Nga Jorida Tabaku

Mbrëmjen e djeshme bëra publik një projektvendim të qeverisë për të përjashtuar nga TVSH importuesit e jahteve. Projektvendimi u dërgua në Kuvendin e Shqipërisë në datën 10 prill 2020. Çdo shqiptar ka ende mundësinë ta shohë të zezë mbi të bardhë vendimin që i përjashton importuesit e jahteve nga TVSH por jo sipërmarrjet që vuajnë sot krizën e pandemisë.
Mirëpo, si fajtorë dhe të kapur në flagrancë mazhoranca nxitoi të përgënjeshtronte dhe të mohonte faktet. Kështu sajoi jo një alibi por dy të tilla që ishin dhe janë në kundërshti me njëra-tjetrën. Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, u shpreh se vendimi për Jahtet është marrë përpara 3 muajsh dhe jo sot si dhe shtoi se nëse lehtësohen politikat fiskale për jahtet pas x vitesh do të prodhojnë të mira. Ndërkohë që ministri i Turizmit, u shpreh se ky përjashtim nga TVSH-ja për jahtet bëhet për të hapur ekonominë dhe për t’i dhënë frymëmarrje turizmit si dhe për të kaluar krizën duke qenë një stratrgji e mirë menduar e qeverisë.
Ministrja Denaj e cila hiqet si e painformuar ose e keqinformuar sepse në faqen e kuvendit tregohet qartë data e depozitimit 10 Prill dhe në relacion thuhet se ky projektligj nuk është “parashikuar në programin analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2020”.
Ndërsa ministri Klosi nga ana e tij i shpalos sipërmarrësve të turizmit që do të goditen më fortë nga kriza e coronavirus, cinizmin e hapjes së ekonomisë. Duke na kujtuar jo pak cinizmin e paketës fiskale që nuk i fal pagesën e TVSH-së për asnjë biznes edhe kur ky vuan, por është i gatshëm të bëjë shkrumb e hi arkën e shtetit për përfituesit e përhershëm.
Tani kushdo e ka të qartë se fytyra e vërtetë e qeverisë në 7 vjet ka qenë pikërisht kjo. Abuzo me pushtetin, jepu vetëm një grushti individësh lehtësira fiskale dhe më pas propagando sikur po punon për shqiptarët. Ky ka qenë dhe është rrethi vicioz i qeverisë prandaj nuk është habi që edhe sot të vazhdojnë të njëjtën skemë. Megjithëse hera herës, kur nevoja thërret janë të gatshëm të shiten edhe si luftëtarë pro-shqiptarëve e gjoja të luftojnë oligarkinë me fjalë por jo me vepra.
Në realitet bëjnë atë qe kanë bërë në 7 vite: vetëm mbështesin oligarket me çdo mënyrë me ligje speciale, me favore me tendera! Bamirës me oligarkët, arrogant me ato në nevojë.
Fatkeqësisht, në këtë kohë krize; Mirë koronavirusi, por shqiptarët nuk po i lë rehat as cinizmi i qeverisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...