Rama: Do zgjerohet harta e zonës së gjelbër, Tirana mbetet delikate

E mërkurë, 29 Prill 2020 17:39

Kryeministri Rama u shpreh ditën e sotme se ka edhe disa zona të tjera në vend, të cilët plotësojnë kriteret si zona të gjelbra.

Ai theksoi se të premten do të vendoset për këto zona, ndërsa u shpreh se Tirana mbetet një zonë delikate.

“Zonat e gjelbra kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes. Ne po studiojmë propozimin e zonave të gjelbra. Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret e vendosura. Disa prej zonave, duke filluar nga Tirana, mbeten delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihen. Deri të premten do të kemi një konkluzion dhe do të njoftojmë për zonat e reja të gjelbra”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se hapja do të vazhdojë me shumë kujdes.

“Në javën në vijim do të bëjmë analizë të thellë me ekspertët lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore dhe tokësore. Më 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Floktoret, berberët, dentistët janë shumë të rrezikuar, por me rregulla strikte do të lehtësojmë dhe këto aktivitete dhe më pas na kanë ngelur qendrat tregtare dhe lokalet dhe baret”.

Modifikuar më E mërkurë, 29 Prill 2020 17:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...