'Respektojmë dinjitetin'/ PD nuk bën porno me varfërinë siç bën Rama me kukullat e tij'

Premte, 01 May 2020 17:46

Partia Demokratike nuk bën porno me varfërinë siç bën Rama me kukullat e tij.

Kështu shprehet anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale jep disa shembuj se si anëtarë të selisë blu kanë ndihmuar qytetarë në nevojë.

"Ne respektojmë dinjitetin e çdo hallexhiu. Janë ndihmuar 150 familje në nevojë vetëm në Njësinë Bashkiake 4, POR pa kamera, pa media e tam-tame", shkruan ndër të tjera Malltezi.

Postimi i plotë i Malltezit:

Ja dallimi i madh!

PD ndihmon njerezit ne nevoje, te varfrit, por PD nuk ben porno me varferine sic ben Rama me kukllat e tij.

Ne respektojme dinjitetin e cdo hallexhiu. Jane ndihmuar 150 familje ne nevoje vetem ne Njesine Bashkiake 4, POR pa kamera, pa media e tam-tame. Njerezit qe po merrnin ndihme thane me lot ne sy qe nuk kane marre asnje ndihme as nga bashkia, as nga deputetet qe printojne emrin ne flete A4, e nga askush.

Mjafton te kujtojme rastin e para 4 javeve te bamiresit demokrat Hysni Kuka tek njesia 4 qe ka hapur mense ku ushqen te vobektit e lagjes mbi 30 familje, por po ndihmohen pa media apo propagande boshe, ndersa bamiresin Kuka kjo qeveri e arrestoi per 8 ore se nuk i ben fresk hajdutit kryeminister.

Anetare te PD ndihmojne, por asnje nga PD nuk perlan nga 1 milione leke ne muaj nga taksat publike per pjesemarrje ne borde apo keshilla zorrash e pastaj te beje shfaqje me 20 kamera se po i jep nje ndihme 1000 lekeshe ndonje hallexhiu. Ky eshte dallimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...