‘Konfirmohen anti-trupat ndaj COVID-19’/ Tritan Shehu: Nga kjo varet vaksina. Qeveria shqiptare gaboi me testimet imunologjike

Premte, 01 May 2020 17:58

I ftuar në “Argument” me gazetarin Enio Civici, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është fokusuar mbi zbulimin më të fundit nga ana e shkencës mjekësore, ku shumë laboratorë studiuesish nëpër botë konfirmuan se trupi i njeriut mund të krijojë anti-trupa për virusin COVID-19, që Shehu shpjegoi se ka një rëndësi themelore.

Sipas tij, në varësi të këtij zbulimi varet edhe krijimi i një vaksine përfundimtare dhe përcaktimin e kateogrive të njerëzve që janë më të prekur nga virusi i ri:

 

“Është një lajm shumë interesant që është dhënë sot. Lidhet pikërisht me krijimin e anti-trupave si pasojë e ndikimit nga virusi. Kjo është një çështje jo e re në mjekësi. Pjesa e anti-trupave është me mjaft rëndësi për të luftuar sëmundjen. Diksutimi ishte përqendruar nëse imuniteti i trupit të njëriut mund të krijonte ose jo anti-trupa për virusin COVID-19.

Pas studimeve disa mujore u zbulua se trupi i njeriut pas 15-19 ditësh krijon anti-trupa iKG. Kjo është majft e rëndësishme pasi mbi këtë do fokusohet edhe vaksina e ardhshme. Ky zbulim nxorri në pah imunitetin individual të njeriut dhe thjeshton rrugën drejt vaksinës.

Pra, konfirmimi nga shumë agjenci, shkenctarë dhe laboratorë përcakton metodën imunologjike që do kryhet në të ardhmen  dhe që me metodat e sotme është mjaft e saktë në pëcaktimin e kategorive të njerëzve që janë më të prekur nga virusi. Pra, me këtë zbulim u konsolidua më tej ideja se duhet thelluar studimi i anti-trupave, jo vetëm në nivelin e atyre që e kanë kaluar këtë virus, por edhe të qytetarëve të tjerë, për të përcaktuar një hartë epidemiologjike të saktë, se kush ka imunitetin e fortë dhe ciëlt janë më të rrezikuarit.”

Sipas tij shteti shqiptar ka kryer një gabim të madh që nuk ka lejuar kryerjen e testeve imunologjike:

“Jemi përpara një situatë që duhet ndjekur me vëmendje dhe duhet ndjekur me vëmendje në shtetin tonë, pra kërkimi imunologjik që mund të kryeht me lehtësi në laboratoret shqiptare. Në vendin tonë në mënyrë anti-shkencore, në mënyrë mesjetare janë bllokuar dhe nuk janë lejuar të kryhen ekzaminimet në laboratore. ”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...