Berisha: Gjithçka ndodh në Kosovë është e lidhur me dosjen ‘Thaçi’

Tuesday, 05 May 2020 15:19

Në intervistën e dhënë në A2, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për situatën në Kosovë, ku janë shënuar precedentë të ri edhe në kohë pandemie.

Për ish-kryeministrin e Shqipërisë, gjithçka që është duke ndodhur në Kosovë është e lidhur me dosjen “Thaçi” dhe “lëkurën e tij”.

“Në asnjë rrethanë, unë nuk jam implikuar në problemet e brendshme të Kosovës, e cila në fakt është gjysma e zemrës dhe e shpirtit tim. Janë bërë disa zgjedhje, por ajo që është e vërteta, janë ndjekur procedura kushtetuese. Kosova ka dëshmuar në këto 10 vite një shtet ligjor, atë që në Shqipëri është shkatërruar nga Edi Rama.

Pa patur dëshirë të futem në problemet e brendshme të Kosovës, unë mund të them se shteti ligjor atje funksionon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë konsideruar dhe nuk i konsiderojnë shkëmbimin e territoreve dhe të ndryshimit të kufijve. Sipas argatëve të Beogradit, në Prishtinë dhe në Tiranë, gjithçka diktohet nga ndryshimi i kufijve. Kush gënjen tani? Unë nuk besoj se përfaqësuesit e SHBA-së nuk gënjejnë. Gënjeshtrat këtu i përsërit ‘Trojka’ sepse kjo është marrëveshja që Miladini shqipfolës, me ndërmjetësimin e Edi Ramës dhe Baton Stanishiqit, ka bërë me Vuçiç dhe kjo marrëveshje është kushtëzuar fund e krye nga dosja “Thaçi”, të cilën e ka fletë për fletë Beogradi. Në besimin tim, gjithçka që zhvillohet është e lidhur me atë dosja dhe për lëkurën e tij. Unë nuk e di që ai të ketë kryer krime, por e di që ai është nën hetim sepse është bazë e ngritjes së Gjykatës Speciale. Unë di që Dick Marty të akuzuar kryesor në raport ka pasur Thaçin. Unë e kam kundërshtuar fortë atë raport. Por është ndjekur rruga e plotësimit të kërkesave të Beogradit. Kjo është për mua një gjë e rëndë”, u shpreh Berisha.

Unë mendoj se shkëmbimi i kufijve do të ishte një ngjarje destabilizuese. Çdo luftë në Ballkan është bërë për ndryshim kufijsh dhe kjo është një luftë me zjarrin. Një problem themelor në këtë proces përfaqëson vetë Miladini shqipfolës, i cili mashtron botën për lëkurën e tij. Sa do të shkojë kjo, unë nuk mund të them, por mbetem i bindur se shkëmbim territoresh nuk do të ketë”, u shpreh Berisha.

Image

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...