Basha takon drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit: Asnjë ndihmë financiare, mungon plani nga qeveria për sezonin turistik, ja 5 kërkesat që kanë

Tuesday, 05 May 2020 15:28

Kreu i PD, Lulzim Basha sot ka pritur në një takim drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit të cilët janë pjesë e një sektori shumë të goditur nga kriza e COVID-19.

Drejtuesit e kësaj Shoqate thonë se nga qeveria nuk ka asnjë ndihmë financiare për turizmin, madje as nga garancia sovrane nuk ka përfituar ky sektor. Operatorët nuk janë ndihmuar për pagat e punonjësve ndërsa mijëra familje e qytetarë që mbahen me të ardhurat nga turizmi janë lënë jashtë paketës së parë dhe të dytë.

Po ashtu ata kanë 5 kërkesa themelore nga ndihma financiare deri tek anulimin apo shtyrjen e të gjitha detyrimeve tatimore.

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT BASHA ME DREJTUESIT E SHOQATËS SHQIPTARE TË TURIZMIT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, ku përfaqësohen rreth 93 mijë të punësuar në këtë sektor të goditur rëndë nga pandemia.
Enver Mehmeti, Presidenti i shoqatës, Zak Topuzi, Kryetar i Sektorit të Hoteleve dhe Sokol Hoxha, Kryetar i Sektorit te Agjensive Turistike, shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga qeveria për sektorin e turizmit.

“Standardet e reja që po vendosen nga qeveria kanë një kosto shtesë të konsiderueshme, për të cilat nuk është dhënë asnjë ndihmë financiare.”- theksuan përfaqësuesit e shoqatës së turizmit. Ata vunë në dukje se mungesa e një plani nga qeveria për kohën e hapjes së sezonit e vështirëson akoma më shumë gjendjen.

“Gjetja e një formule mbijetese është ajo çfarë vlen më shumë tani për turizmin”- thanë përfaqësuesit e shoqatës, duke vënë në dukje se ky sektor u godit 2 herë brenda pak muajve, fillimisht nga tërmeti më nëntor dhe tani nga pandemia, kur janë anulluar të gjitha prenotimet.

Sektori punëson 93 000 persona dhe në zinxhir, pothuajse, 200 000 të tjerë. Qindra mijëra familje në fshat jetojnë me të ardhurat nga turizmi, ndërkohë që është lënë në harresë, jashtë paketës së parë dhe të dytë.

 

Deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane, për shkak të vonesave në nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria.

Përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit i thanë kreut të opozitës se kërkesat për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit janë të shumta, por më kryesoret kanë të bëjnë me:

1.Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve.
2.Subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore
3.Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.
4.Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht, si në kohë “paqeje”.
5.Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

Për kreun e opozitës Lulzim Basha të gjitha kërkesat e përfaqësuesve të turizmit janë të drejta dhe duhen të zbatohen sa më parë nga qeveria. Zoti Basha i siguroi punonjësit e sektorit të turizmit dhe përfaqësuesit e tyre se do të bëjë çmos që zëri i tyre të dëgjohet, me qëllim mbështetjen e turizmit, si një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.

 

Modifikuar më Tuesday, 05 May 2020 15:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...