Dy standardet e Dvoranit. Dy vite më parë deklaronte: “S’kam asnjë të drejtë të qëndroj në Gjykatën e Lartë”. Po sot kush e pengon të iki?

E Enjte, 07 May 2020 16:10

Gazetari holandez: Dvorani, një prokuror i diktaturës që nuk heq dorë nga mandati
Juristi Ardian Dvorani ka 6 vitet që rri anëtar i Gjykatës së Lartë e zv.kryetar i saj edhe pse sipas Kushtetutës mandati i ka mbaruar që në vitin 2014. Juristi që ka hartuar disa ligje të reformës në drejtësi, kur i preket interesi personal është gati të shkelë kushtetutën dhe ligjet që ka hartuar vetë. Këto ditë KLGJ ka nisur shqyrtimin e çështjes së tij për mandatin, por Dvorani nuk ka ndërmend të largohet edhe pse e di se sipas Kushtetutës po mban një detyrë që as i është kërkuar dhe as nuk i takon.
Dy vite më parë, kur kaloi në mënyrë të diskutueshme procesin e vettingut, Dvorani u pyet se përse qëndronte ende në Gjykatën e Lartë. “Nuk kam privilegj të qëndroj në Gjykatën e Lartë. Nuk kam asnjë të drejtë të qëndrojë në Gjykatën e Lartë. Unë kam një detyrim të qëndroj në Gjykatën e Lartë, sepse Kushtetuta dhe ligji më detyrojnë të qëndroj në detyrë derisa të zëvendësohem”,- është shprehur për mediat Ardian Dvorani.
Deklarata e para dy viteve tregon dy standardet e interpretimit të ligjit nga i njëjti jurist. Dy vite më parë ai e pranon se nuk ka të drejtë të qëndrojë në Gjykatën e Lartë, sepse mandati i plotë i ka mbaruar dhe është zgjedhur në këtë post jo nga juristët, por nga Parlamenti në vitin 2005. Nga viti 2005 deri në vitin 2014 ai konsumoi mandati e plotë dhe duhet të ishte larguar. Ndërkohë sot në vitin 2020 vijon ende të jetë anëtar dhe zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë me idenë se nuk është zëvendësuar.
Mbrojtja se “nuk jam zëvendësuar” është një manipulim ligjor dhe politik. Gjykata e Lartë ka tre anëtarë të rinj që janë zgjedhur sipas Kushtetutës dhe procedurave të reja të reformës në drejtësi. Zgjedhja e gjyqtarëve të rinj mjafton jo vetëm për bërë funksionale Gjykatën e Lartë, por dhe për të zëvendësuar Dvoranin.
Në mënyrë jo normale, sot, i njëjti jurist dhe një nga njerëzit që ka pasur në dorë fatet e drejtësisë para dhe pas reformës, nuk zbaton ligjin, por thotë se do të qëndrojë në detyrë.
Para dy vitesh Dvorani po sakrifikonte duke mbajtur hapur derën e Gjykatës së Lartë sepse skish gjyqtarë të tjerë, pot sot që janë tre me mandat të ligjshëm kur po e mban me forcë në detyrë Dvoranin?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...