Basha takim me drejtuesit e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar: Nuk kanë pasur mbështetje nga qeveria, sektori rrezikon kolapsin.Tre kërkesat që bëhen për qeverinë.

E Enjte, 07 May 2020 16:21

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur sot në zyrë drejtuesit e një tjetër sektori të ekonomisë, atë të agrobiznesit duke ndarë dhe 3 prioritete urgjente me ta.

Basha thotë se agrobiznesi dhe bujqësia nuk kanë pasur asnjë vëmendje nga qeveria teksa ata duhet të mbështeten me grante, përfshirjen në garancinë sovrane si dhe barazimin e TVSH-së
STATUSI NGA BASHA

Kriza e rëndë ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, përfshirë dhe sektorin e agrobiznesit dhe bujqësisë.

Sot prita presidentin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj dhe drejtoreshën ekzekutive Enisa Shena të cilët më paraqitën sot me shifra dhe detaje situatën e vështirë të sektorit të zinxhirit ushqimor që për shkak të pandemisë dhe rrezikun e kolapsit të këtij sektori që nuk ka patur as vëmendje dhe as mbështetje nga qeveria.

Përfaqësuesit e 37 shoqatave kombëtare dhe rajonale, drejtues të Këshillit të Agrobiznesit, janë të shqetësuar për situatën aktuale pasi prodhuesit nuk arrijnë të shesin prodhimet dhe po konkurrohen nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara në vendet e origjinës.

Ekonomia shqiptare është në kolaps,masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim.
Shpreha mbështetjen për kërkesat e drejta të fermerëve dhe sektorit të agrobizmesit dhe së bashku me përfaqësuesit e KASH ndamë si prioritete urgjente për përballimin e krizës disa hapa duke përfshirë:

1- Barazimin e TVSH-së për të ndihmuar prodhimin vendas dhe fermerët që kanë pësuar goditje nga pandemia duke ndihmuar të gjithë zinxhirin e prodhimit agro-ushqimor i vendit.
2 – Përfshirjen e institucioneve të mikrokredisë në skemën e garancisë sovrane që qeveria shqiptare ofron për bankat e nivelit të dytë. Sektori i mikrokreditit është jetik për të siguruar likuiditetin në sektorin agrobujqësor. Sot ky likuiditet mungon duke rrezikuar prodhimin.
3 – Qeveria shqiptare nëpërmjet AZHBR-së dhe institucioneve të tjera duhet të rrisë ndjeshëm financimin me grante për të gjithë fermerët shqiptarë të cilët kanë pësuar humbje nga situata e pandemisë COVID-19.

Sot, shqiptarët po rrënohen ekonomikisht çdo ditë e më shumë. Çdo biznes, përfshirë dhe bujqësinë kane nevojë për ndihmë dhe jo fjalë boshe. Me mënyrën si po e menaxhon kjo qeveri situatën, pandemia shëndetësore COVID-19 po shndërrohet në pandeminë ekonomike 2020.

Modifikuar më E Enjte, 07 May 2020 16:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...