Mass: Lojërat me kufij çojnë në rrugë qorre dhe vonojnë zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

E Enjte, 14 May 2020 13:04

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, në një diskutim në Bundestag ka dalë në mënyrë kategorike kundër lëvizjes së kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë duhet larguar nga një zgjidhje nëpërmjet idesë së korrigjimit të kufijve, ide që sipas tij në tryezë është shtruar në tavolinë jo vetëm nga Kosova dhe Serbia por edhe nga të tjerë që kanë ndikim mbi dy shtetet.

Mass ka thënë se lojëra të tilla me kufijtë e prolongojnë edhe më tej zgjidhjen e problemit kompleks mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk çojnë askund përveç se në një rrugë qorre.

“Qëllimi është që të largohemi nga zgjidhjet me kufij, të cilat janë parashtruar në tryezë jo vetëm nga palët, por edhe nga të tjerë, që duan të ushtrojnë ndikim atje. Por kjo do të arrinte vetëm një gjoja-përparim, nëse do të quhej përparim, duke pasur parasysh gjendjen e atjeshme. Lojëra me ide të tilla vetëm sa e shtyjnë zgjidhjen për problemet komplekse dhe nuk çojnë askund vetëm se në një rrugë qorre”, ka thënë Mass, raporton DW, transmeton Gazeta Express.

Mass ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në mes të Kosovës dhe Serbisë  duke e cilësuar si relativisht të qëndrueshme, derisa thotë se në aspektin politik raportet në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë përkeqësuar.

Ai ka premtuar angazhimin e mëtejmë të Gjermanisë për vazhdimin e dialogut, e dhe në kuadër të presidencës gjermane të BE-së, që fillon më 1 korrik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...