Kryemadhi tregon se kush firmosi për shembjen e teatrit: Dikur drejtor Juridik kur ndodhi vjedhja tek BSH-ja

Premte, 15 May 2020 12:55

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për ‘News24’ deklaroi se një nga firmëtarët e vendimit për shembjen e teatrit është edhe Toni Goga, në rolin e kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kryemadhi e lidhi figurën e ish- zëvendësministrit të Drejtësisë edhe me një tjetër aferë, siç është vjedhja që ndodhi në Bankën e Shqipërisë. Ajo theksoi se gjatë kohës kur Goga ishte në këtë institucion në rolin e Drejtorit Juridik, ndodhi edhe vjedhja, që solli arrestime masive në Bankën e Shqipërisë.

“I bëj thirrje prokurorisë që të konfiskoj protokollin dhe kamerat e bashkisë. Nëse ky proces zgjat, atëherë prokuroria do të jetë bashkëfajtore e këtij mashtrimi. Rama flet me emra të përveçëm për artistët. Qoftë Robert Ndrenika, qoftë Luftar Paja skanë fuqi të jenë aty. Vetëm në Shqipëri politika drejton artin. Edi Rama është artis i dështuar, e ka pasur peng që të bëhej një aktor i mirë, apo piktor i suksesshëm. Ju e keni parë në filmin e Ermal Mamaqit, që ishte një aktrim mediokër. Ai e ka urryer teatri, pasi nuk ka qenë pjesë e këtij tempulli. Ska qenë kurrë pjesë e atij amfiteatri vlerash kulturore. Laboratori i Institut të Ndërtimit, është ndërtuar pallat. Instituti nuk është më. Le të më gjobisin, të më arrestojnë. Unë kam thënë se çdo vendim të atij parlamenti që është i paligjshëm. Nuk e njoh. Se njoh as gjendjen e jashtëzakonshme, as VKM e Edi Ramës, Edhe këtë që ka nxjerrë ky, që ka mashtruar, se është Toni Goga. A e dini ju se kush ishte drejtori juridik i Bankës së Shqipërisë që u arrestua disa persona dhe u morën në qafë?! Ishte Toni Goga, i cili mbante përgjegjësinë kryesore për aferën e Bankës së Shqipërisë ku u akuzuan shumë njerëz dhe më pas fituan pafajësinë. Nuk më çudit firma e Toni Gogës për teatrin dhe as sjellja e Edi Ramës.”, tha Kryemadhi.
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...