Petrit Vasili:Kemi evidentuar të gjitha fytyrat e policëve që dhunuan tek Teatri, askush nuk i shpëton dot përgjegjësisë

Tuesday, 19 May 2020 12:19

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka bërë me dije se janë evidentuar të gjitha fytyrat e policëve që kanë dhunuar qytetarët, protestuesit dhe artistët tek Teatri.

Vasili thotë se po përgatitet një dosje gjigande që do dorëzohet në Prokurori pë të nxjerrë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Sipas Vasilit askush nuk i shpëton dot përgjegjësisë dhe fton të githë qytetarët të evidentojnë ata që dënojnë qytetarët.

”Çdo person i tyre, çdo veprim i tyre, çdo fytyrë e tyre është evidentuar dhe filmuar. Askush nuk i shpëton dot përgjegjësisë. Qoftë ky drejtues i lartë apo komandant operacioni. Polici fashiste dhe anti-qytetarë. U bëj thirrje qytetarëve, protestuesve dhe aktivistëve të evidentojnë çdo veprim të dhunshëm që ajo dosje gjigande të pasurohet edhe më shumë për të nxjerrë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Sjell njerëz pa uniformë që vendosin shkelmin në vajza e gra, njerëz të artit.Askush mos ketë iluzionin se do të dënohen vetëm ata që urdhëruan, të gjithë do të dënohen. Edhe ata që nga 10 njëherëzi kanë vënë çizmen e tyre të fëlliqur në fytyrën e pastër të qytetarë .”- tha Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...