Sandër Lleshi konfirmon: Do vazhdojmë të dhunojmë qytetarët që protestojnë

Tuesday, 19 May 2020 12:30

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka konfirmuar ditën e sotme se policia me urdhrat e tij, do të vazhdojë të dhunojë qytetarët që dalin në protesta.

Me një letër të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, Lleshi konfirmon se tek polici, qytetarët duhet të shikojnë fytyrën e tij.
Tek polici që i fut duart vajzës së re në mesnatë, polici që dhunon një fëmijë, tek polici që dhunon artistë, aktivistë e qytetarë të lirë të Shqipërisë, Lleshi thotë se duhet parë fytyra e tij.

Por këtë herë Lleshi, e ka zgjeruar pak hapësirën e fytyrave, duke kërkuar qe tek polici të shikohet edhe fytyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të tjerë.
‘Oficerët e policisë mbajnë në uniformë simbolet e Republikës, kanë atributet e zbatuesit të ligjit, kanë përgjegjësi dhe mbrojtje të veçantë ligjore. Për këtë arsye, tek ata duhet ta shohim Ministrin, madje edhe më shumë duhet të shohim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit e tjerë të saj. Edhe shoqëria jonë mund të shohë tek polici diçka nga vetja. A nuk janë ata, në fund të fundit, një pjesë e saj? A nuk edukohen ata në familjet tona, në shkollat tona, në forumet tona publike?’, shkruan Sandwr Lleshi nw Facebook.

Ja çfarë shkruan Sandër Lleshi në Facebook e tij:

Po. Tek policët qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm.

Oficerët e policisë mbajnë në uniformë simbolet e Republikës, kanë atributet e zbatuesit të ligjit, kanë përgjegjësi dhe mbrojtje të veçantë ligjore. Për këtë arsye, tek ata duhet ta shohim Ministrin, madje edhe më shumë duhet të shohim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit e tjerë të saj. Edhe shoqëria jonë mund të shohë tek polici diçka nga vetja. A nuk janë ata, në fund të fundit, një pjesë e saj? A nuk edukohen ata në familjet tona, në shkollat tona, në forumet tona publike?

Unë për vete e kam pranuar këtë sfidë të identifikimit edhe me policët e Shqipërisë. Dhe nuk jam zhgënjyer prej saj.

Përgjatë një viti tektonikash politike dhe gjeologjike, por edhe gjatë muajve të një flame që gjunjëzoi planetin, ata kanë qëndruar në këmbë, në shërbim. Të heshtur, profesionistë, patriotë, trima, humanë, plot privacione dhe probleme, modestisht të trajtuar ata kanë mbajtur barrë të mëdha për të gjithë ne.

Kur të gjithë sistemoheshin në këndet e shtëpive të tyre, për të ndjekur nga TV ‘ndeshjen’ e radhës të politikës së rrugës, ata rreshtoheshin përballë batareve të molotovëve dhe kapsollave, kur të gjithë interesoheshin për më të dashurit e tyre gjatë tërmetit, ata kujdeseshin për të tjerët, kur të gjithë mbylleshin në shtëpi me familjen për t’iu shmangur valës së pandemisë, ata ishin në zemër të vorbullës së saj.

Ata e lënë përherë familjen, kur të tjerët rendin drejt familjeve të tyre në ditë të vështira.

Pavarësisht kushteve, ata kanë arritur të sigurojnë parametra të sigurisë dhe rendit publik, që janë më të mirat në historinë e vendit dhe shumë pranë mesatareve europiane; kanë arritur të fshijnë njolla të mëdha nga portreti i Shqipërisë; kanë kontribuar thelbësisht që vendi të bëjë hapa të rëndësishëm drejt Europës.

Dhe në fakt janë po ata që kanë qenë edhe dje edhe pardje.

Megjithatë diçka ka ndryshuar. Rrënjësisht. Dhe Policia e Shtetit ka funksionuar. Plotësisht.

Dhe një ndër arsyet themelore për këtë është fakti se ajo nuk vepron me urdhra, por vetëm me ligje.

Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi. Në fakt, policia sot nuk merr urdhra për veprimet e saj operacionale. Jo. Ministri i Brendshëm nuk jep urdhra për veprimet operacionale.

‘Urdhri’ i saj i vetëm është ligji, përballë të cilit ajo duhet të jetë thjesht e verbër, për të mos bërë interpretime të tipit: ky është me rëndësi, ky është përtej ligjit, ky është mbi ligjin, ky është vetë ligji, ky është antiligji. Atë ditë që ne do t’i kërkojmë policisë që të bëjë vetë interpretime të ligjit, atë ditë vendi nuk ka më ligj.

Nga ana e tij, Ministri kujdeset që, së pari të japë me shembullin e tij një model të mirë të ushtrimit të përgjegjësisë publike, së dyti që policia të udhëhiqet drejt një kursi transformimi dhe modernizmi dhe, së treti, që ajo të mbikqyret gjatë plotësimit të misionit të saj ligjor në përputhje me interesin publik, ligjet dhe Kushtetutën.

Ka pasur këto ditë disa ‘skifterë’ të shkretë, që e kanë kërkuar tek policia shënjestrën e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as për ndërtimin dhe as për shkatërrimin e ndërtesave. Ka pasur disa syresh që nuk e kanë kursyer as dorën frikacake për të goditur ndaj vajzave dhe djemve të policisë.

Dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojnë me kapitullin e thirrjeve për revolucion e gjak, kalojnë paturpësisht tek ai i të drejtave të njeriut. Bërtasin si shpirtra të këqij për të drejtat e veta edhe përballë policëve, a thua se këta të fundit nuk janë njerëz, nuk janë qytetarë dhe nuk kanë të drejta.

Bërtasin pikërisht ata që nuk kanë pasur asnjë grimë turp e asnjë grimë humanizëm, kur kanë përshëndetur derdhjen e gjakut nga armët e shtetit në 2011. Pikërisht ata skutha, të pabesë e të pa Zot.

Njëri prej këtyre shprehej edhe kundër Ambasadës së SHBA, kinse ajo nuk paska mbajtur qëndrimin e duhur për shembjen e teatrit dhe ankohej se Amerika interesohet për vijimësinë e Shtetit Shqiptar!!!

Po! Fatkeqësisht po! Shqetësimi i tij ishte vijueshmëria e Shtetit Shqiptar.

Në të vërtetë, shqiptarët i janë përjetësisht mirënjohës Amerikës, pikërisht për këtë qëndrim ‘të ngurtë’ dhe që nuk ndryshon kurrë, në mbështetje të vijimësisë së Shtetit Shqiptar, tashmë pjesë edhe e NATO-s.

Përgjatë tri dekadave të fundit ka pasur shumë tentativa për ta ndërprerë këtë vijimësi shtetërore, për t’i rrëzuar institucionet në emër të demokracisë. Kjo lojë tinëzare, e veshur me një mantel të rremë sloganesh ‘demokratike’, për fat të keq, ka dhënë edhe rezultate katastrofike.

Vijueshmëria e Shtetit Shqiptar, që në terma konkrete është vijueshmëria e institucioneve të tij, është interesi kombëtar numër një i shqiptarëve. Kontributi maksimal e pa kushte për këtë është detyra e çdo shqiptari, polici, ministri, kryeministri a presidenti.

Policia e Shtetit e ka kryer këtë detyrë shumë mirë gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk është tërhequr, dhe as nuk është stepur përballë tentativave të rrezikshme kundër institucioneve të Shqipërisë. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe më mirë, ndonëse ka po ata policë, që dikur edhe nuk kanë mundur ta bëjnë siç duhet detyrën e tyre.

Ka jo pak vetë që pyesin se si është e mundur kjo? Si është e mundur që të njëjtat struktura, me të njëjtit njerëz, që dikur shpërbeheshin, sapo të fillonin goditjet e para nga grupet e keqpërdorura, sot funksionojnë dhe bëjnë detyrën, pa tejkaluar kompetencat ligjore dhe pa derdhur gjak shqiptari?

Është e thjeshtë përgjigja.

Sot ata munden pikërisht sepse urdhrat nuk i marrin nga partia nëpërmjet ministrit, por nga Shqipëria nëpërmjet ligjit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...