Para me helikopter nga qielli për popullin/ Guvernatori i bankës, çfarë thotë skenari i fundit nëse dështon qeveria

E mërkurë, 20 May 2020 17:17

Në një intervistë për Abc News  guvernatori i Bankës së Shqipërisë foli për përballjen e ekonomisë shqiptare me krizën e shkaktuar nga Pandemia.

Sejko tha se deri më tani është operuar me likuiditet nëpërmjet sistemit bankar. Ndërsa sa i takon printimit të parasë, guvernatori tha se paraja e hedhur në treg ka qenë sipas nevojave të ekonomisë.

 

“Ne jemi në një komunikim me ministrinë  financave gjithashtu edhe me ministrin Ahmetaj. Në këtë situatë jemi në situatë të vazhdueshme në komunikim. Banka qendrore ka konkluzionet e saj ka qëndrime e veta dhe qeveria të vetat. Në përgjithësi jemi në një linjë. E rëndësishme është që ne të kuptojmë që kjo është një situatë kalimtare

Neve kemi bërë furnizimin e tregut me likuiditet nëpërmjet sistemit bankar. Këtë periudhë ka pasur një nevojë në rritje, për arsyet e shkaktuara nga situata e pandemisë. Ka parametra të caktuar nuk është se printohen paratë ashtu siç thuhet. Banka ka përllogaritjet e saj. Paraja e hedhur në treg ka qenë sipas nevojave të ekonomisë. Ne as nuk kemi printuar dhe as nuk kemi hedhur ndonjë prerje të re. Kemi hedhur ato para që ka pasur nevojë sistemi. Porositë për prerje janë bërë që në vitin e kaluar, si pjese  e ndryshimit”, u shpreh guvernatori.

Sejko u ndal edhe tek teoria e “hedhjes së së parasë me helikopter”, që ka të bëjë me injektimin direkt të parasë nga  BSH tek qytetarët. Sipas tij ky është skenari i fundit.

“Është dëgjuar teoria e hedhjes së parasë me helikopter që është injektimi direkt nga banka qendrore i parasë te qytetarët. Lehtësimi sasior do të bëhej vetëm në këtë mënyrë duke blerë letra me vlerë të qeverisë. Ekziston ky skenar, e kemi njoftuar. Është skenari i fundit në rast se qeveria do i ketë konsumuar të gjitha burimet.

Në rastin konkret qeveria po shkon direkt marrjes së një eurobondi të ri, 650 milion euro. Nuk e dimë nëse do të ketë sukses. Megjithatë rihapja dhe rikthimi në normalitet po jep shenjat e para. Besoj se do të ketë sukses por nuk mund ta parashikoj. Sa më shpejt të vijë ringritja aq më shpejt do të ketë një përmirësim në mbledhjen e të ardhurave”, u shpreh guvernatori.

Sejko sqaroi se për shkak të krizës do të ketë edhe rritje të borxhit publik, ashtu si edhe shtetet e tjera të prekura nga Pandemia.

“Ne duam ta kalojmë krizën pa cenuar sigurinë e bankave të nivelit të dytë. Në rast se fatura e kirzës do i kalonte bankave atëherë bilancet e tyre do të përkeqësoheshin dhe ne nuk do lejojmë q kjo të ndodhë. Kjo është stabiliteti monetar.  E rëndësishme është që të mos ketë rritje çmime për qytetarët shqiptarë.

Kjo krizë detyroi që qeveria të shkojë drejt një politike qeveritare lehtësuese. Po edhe ne mund të kemi në shifra të përafërta rritjen e nivelit të borxhit se shtetet e tjera. por rritja është e pashmangshme. Si në ekonominë që do jetë në rënie. Gjysma e dytë e vitit 2020 parashikohet me rënie ekonomike, dhe 2021 do të fillojë rritja. Edhe viti 2020 do të jetë me rritjen e nivelit të borxhit. Nga viti 2021 me rritjen ekonomike do të fillojë edhe ulja e borxhit publik. Por ne duhet të jemi të qartë se kjo është një krizë kalimtare”, u shpreh guvernatori.

Ndërkohë guvernatori paralajmëroi për një tkurrje ekonomike që mund të jetë deri në -8%. /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...