Festa e Fitër Bajramit/ Katari i dhuron pako ushqimore 300 familjeve në Berat

Saturday, 23 May 2020 19:27

Qatar Charity Albania ndihmon 300 familje ne Berat me pako ushqimore,me rastin e Bajramit. 180 familjeve me nevoja të veçanta dhe 120 familje me fëmijë jetim përfituan pako 35 kg,me produkte ushqimore për një muaj.

Për të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe familjet me fëmijë jetim dhe me nevoja të veçanta në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Berat,janë dhuruar sot ndihma nga projekti i shoqatës së bamirësisë “Qatar charity Albania”. Në kuadër të festës së Bajramit,Qatar charity Albania ka ndihmuar në Berat 300 familje me pako ushqimore. Kamionët me ndihma kanë mbërritur në bashkinë e Beratit dhe në përputhje me verifikimet e bëra nga specialistët e shërbimit social në bashki,do të bëhet në vijim edhe shpërndarja e tyre. Në dhurimin e ndihmave kanë qënë të pranishëm: përfaqësuesja e Jugut për shoqatën e Katarit,Enkelejda Vogli Ballli dhe drejtori i përgjithshëm Shkëlqim Hasula.

Ky i fundit ka deklaruar se,ndihmat vijnë në kuadër të festës së Fiter Bajramit për të gjitha ato familje në pamundësi ekonomike për të festuar. Hasula ka deklaruar se,për bashkinë e Beratit janë përgatitur 300 pako me produktet bazë ushqimore,pako që shkojnë nga 35 kg dhe që çdo familje me shumë anëtarë e ka të mjaftueshme për tu ushqyer një muaj rresht. Hasula ka theksuar se,180 pako ushqimore do ti shpërndahen familjeve me nevoja të veçanta,listat e të cilëve janë tashmë të përcaktuara nga bashkia e Beratit dhe 120 pako me ndihma ushqimore do tu shpërndahen familjeve me fëmijë jetim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...