Shembja e Teatrit Kombëtar, ja argumenti kryesor i komisionit ‘pastiçieri’

Tuesday, 26 May 2020 14:17

Ne vijim të denoncimit për ekspertizën e grupit të punës në Ministrinë e Kulturës që vendosi për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar Memon e përgatitur nga ky grup për të argumentuar këtë krim ndaj trashëgimisë.

Argumenti kryesor i përdorur nga ‘ekspertet’ e trashëgimisë ishte mungesa e eurokodeve në ndërtimin e godinës së Teatrit. Me këtë logjikë, duhet të rrëzohet çdo ndërtese historike në Shqipëri, që nga kompleksi i ministrive, korpusi universitar, akademia e arteve dhe çdo ndërtesë historike.

Rrënimi i teatrit nga fadromat e policisë ishte akti final i një drame që ka kohë që ishte vënë në skenën e Ministrisë së Kulturës.

Ministria e Kulturës urdhëroi ngritjen e një grupi pune me 7 anëtarë. ‘Komisioni Pastiçieri’ do të vlerësonin propozimin si dhe do të përcaktonin hapat ligjorë që do të ndërmerreshin me zbatimin e projektit.

Duhet kuptuar nga opinioni publik se ky Komision nuk kishte në përbërjen e tij asnjë specialist të fushës, arkitekt, restaurator historian.

Personi me i kualifikuar në grup ishte një ish-punonjëse e ndërmarrjes komunale Berat, një specialit i cilësisë së rakisë, një zonjushe violoniste, e cila kishte filluar punën në Ministrinë e Kulturës që në 2005 pa mbaruar ende Universitetin dhe dy teknikë, të cilët nuk i njeh njeri për ndonjë punë të kryer në dobi të Trashëgimisë Kulturore.

Në krye te Komisionit ishte një pastiçier i cili përpos hapjes së 3 pastiçerive në Durrës ka në CV-në e tij edhe një kurs specializimi për kamerier në Bari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...