Vasili i prerë: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve! Refuzimi i kushteve të opozitës, fund reformës

Saturday, 30 May 2020 13:55

Teksa nuk na ndan shumë nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Ky i fundit përmes një mesazhi në “Facebook” flet për fund të reformës, ndërsa nuk zbatohen kërkesat e opozitës së bashkuar sa i takon administrimit të zgjedhjeve. “Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria përmes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithë procesin e reformës dhe e bën praktikisht nul atë.”, shkruan Vasili, ndërsa thekson se pa miratim të reformës zgjedhore nuk ka çelje të negociatave.
REAGIMI I VASILIT
Asnjë lëshim rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!
Refuzimi nga Rilindja i propozimit te Opozites se Bashkuar, i cili garanton votën e lire, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi te plote te te dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës.
Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria permes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithe procesin e reformes dhe e ben praktikisht nul ate.
Ky refuzim ka synim te ligjeroje manipulimin e zgjedhjeve te Dibres ne 2016,te zgjedhjeve te pergjithshme te 2017 dhe te turpit te votimeve moniste te 2019 dhe riperseritjen e tyre edhe ne te ardhmen.
Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE.
Rilindja e ka penguar qellimisht Integrimin e Shqiperise ne BE. Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje te negociatave.
Ka vetem nje pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave ky eshte Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...