Kriza e COVID, Jorida Tabaku: Po goditet rëndë biznesi. Ramavirusi është shkaktari i kësaj situate

Saturday, 30 May 2020 13:58

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, akuzon kryeministrin Edi Rama si shkaktar të krizës së thellë që po kalon vendi, pas përhapjes së koronavirusit.

Tabaku shkruan në “Facebook” se “Turizmi është një nga sektorët që do goditet më fortë nga pandemia ekonomike, por jo i vetmi pasi rënia ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë 9% e PBB-së”.
Mesazhi i Tabakut:

Dyqani që po shihni në foto deri pak muaj më parë ka qenë i marrë me qira nga një operator turistik. Sot, biznesi është mbyllur, pronari i biznesit ka një të ardhur më pak dhe të punësuarit në këtë biznes janë të papunë. Turizmi është një nga sektorët që do goditet më fortë nga pandemia ekonomike, por jo i vetmi pasi rënia ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë 9% e PBB-së.

Deri përpara pandemisë në vendin tonë mbylleshin 50 biznese në ditë. Konsumi kish ranë në nivele alarmante ndërkohë që taksat janë rritur në 7 buxhete të qeverisë Rama. Praktikisht bizneset sot paguajnë taksat më të larta në rajon.

Pritet të ketë rënie deri në 2 pikë përqindje si pasojë e kësaj krize. Konsumi do të goditet rëndë ndërsa familjet që ushqehen me 5.5$ në ditë do të kalojnë 40% e konstatuar nga Banka Botërore.

Ramavirusi është shkaktari i kësaj situate dhe arsyeja pas dështimit. Ai gënjen për pagat e luftës, gënjen për garancinë sovrane vetëm për të vjedhur taksat e qytetarëve. Sa më shumë rritet numri i të papunëve dhe bizneset e falimentuara aq më shumë altoparlantët e propagandës do nxjerrin gënjeshtra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...