Basha mesazh nga Kombinati:Rama harxhon mijëra euro për fundjava në Paris me charter, do mjaftonin për të mbajtur hapur bizneset

Hënë, 01 June 2020 10:30

Kreu i PD, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me biznesin e vogël ku është ndalur në Kombinat të Tiranës.

Basha thotë se edhe këtu si në çdo vend tjetër situate është e njëjtë, biznese drejt falimentimit, lista pagesash dhe qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë.

Nga ana tjetër, lideri opozitar akuzon Ramës si përgjegjës duke udhëtuar me charter privat në Paris për të harxhuar mijëra euro.

Me ato para, sipas Bashës mund të mbaheshin hapur mijëra biznese apo do iu jepej ndihma qindra familjeve në nevojë por Rama i shpenzon për fundjava luksoze në Paris.

”Situata ekoonomike është në qendër të takimeve të mia. Ka një rënie të konsumit si kurrë më parë. Është i njëjti realiteti si vendet dhe qytetet e tjera ku bizneset po falimentojnë, njerëzit nuk plotësojnë dot as nevojat minimale. Dhe fjala e parë është listat, janë shtuar listat e personave që nuk kanë mundësi të paguajnë, tek dyqanet e bukës, ushimeve. Varfëria kudo, Bizneset dhe qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë Edi Rama bredh në Europë me mijëra euro që do të mjaftonin për të mbajtur mijëra biznese apo të ndihmonte qindra familje.

Konfirmohet dhe nga Banka Batërore që 1/3 familje shqiptare ka prekur fundin. Nuk kkishte pse të ishte kështu. S’kishte pse kriza të rrënonte ekonominë. Por paratë tuaja në vend që t’iu ndihmonin, për t’iu çliruara, paratë shkuan tek oligarkët kontratat korruptive, shkatërrimi i pronës publike. Kjo situatë e tmerrshme ka një përgjegjës, ai që ka vënë interesat e xhepat e tij, nuk i dhimbsen shqiptarët. Ne kemi vizionin për të ndryshuar këtë situatë. Do vazhdoj takimet nga Kombinati. Qëllim kryesor është të jem afër njerëzve dhe jo e zbukuruar nga propaganda duke gënjyer me regji qëndrore. Ai i ka bërë paratë rrush e kumbulla, që ikën në fundjavë në Paris me charter, dhe ua ka dhënë lekët oligarkëve.”- tha Basha.

Modifikuar më Hënë, 01 June 2020 10:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...