Ambasadori austriak nis detyrën në Tiranë, Meta:Të mbyllet sa më parë Reforma Zgjedhore, kusht për integrimin

Hënë, 01 June 2020 10:46

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Steiner suksese në misionin e tij në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidenti Meta falenderoi për mbështetjen që Austria vijon t‘i japë procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka angazhimi konstruktiv i çdo aktori institucional në detyrimet që ka për zbatimin e 15 prioriteteve të BE-së, që kushtëzojnë procesin e negociatave të anëtarësimit, përfshi përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimin e saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

“Realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të Shqipërisë në kuadrin e debatit në BE”, – u shpreh Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit e falenderoi veçanërisht Ambasadorin Steiner edhe për ndihmat dhe asistencën e ofruar nga autoritetet austriake pas tërmetit tragjik që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar, si dhe ato për përballimin e Pandemisë COVID-19.

Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunim efektiv dypalësh midis agjencive të zbatimit të ligjit të dy vendeve tona, dhe inkurajoi forcimin e mëtejshëm të tyre.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike e tregtare dypalëshe, vlerësoi asistencën austriake në edukimin professional, si dhe kërkoi që eksperienca e shkëlqyer e shkollës së mesme profesionale të Shkodrës të shtrihet edhe më gjerë në vendin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...