Përgjigjja e ndërkombëtarëve/ Të gjithë duan ta shmangin Dvoranin

E mërkurë, 10 June 2020 14:30

Pataten e nxehtë Ardian Dvorani të gjithë refuzojnë ta mbajnë në duar. Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor që nuk donte të merrte vendim nëse gjykatësit të lartë i ka përfunduar mandati, kanë qenë EURALIUS dhe OPDAT që refuzuan të japin opinion për këtë temë. Sipas tyre, kjo çështje është kompetencë ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“…ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”, ka qenë qëndrimi i tyre.

Rreth një muaj më parë, KLGJ vendosi  t’i kërkojë mendim ‘partnerëve ndërkombëtare’ për çështjen e mbarimit ose jo të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, që për shkak të kësaj detyre mban dhe postin e kreut të KLD, që shkaktoi gjithë kaosin për emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese.

Ky veprim i KLGJ tregoi se ata nuk donin të mbanin përgjegjësi për vazhdimin e Dvoranit në këto institucione duke ia kaluar topin ndërkombëtarëve. Por me sa duket pas konfiktit me presidentin, dhe diskreditimit të tij nga opinionet e Venecias, as këta të fundit nuk duan të afishohen me paligjshmëri të tilla. Tani çështja mund të dërgohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...