Rama i lumtur: Dje kemi marrë një lajm shumë të mirë, kemi marrë 650 mln euro borxh

E mërkurë, 10 June 2020 14:38

Edi Rama është shfaqur krenar mesditën e sotme në një konferencë me gazetarët duke thënë se kishte marrë 650 milionë euro borxhe.

‘Dje kemi marrë një një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin,’, tha Rama në lidhje me marrjen e borxhit.

 
 
 
 

Sipas tij, ‘ajo që ka ndodhur dje me Shqipërinë në tregjet e kapitaleve është që merr vlerësimin për situatën në aspektin e të gjitha parametrave ekonomik.

 
 
 

Po ashtu është me rëndësi të nënvizohet se merr vlerësimin në lidhje me riskun. Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

 
 

Opozita ka vazhduar një avaz që në këtë rast nuk shkon fare, pasi bëhet fjalë për Shqipërinë, për shtetin dhe për popullin shqiptar. Nuk diskutohet që është meritë e qeverisë që ne dalim me këtë vlerësim nga tregjet kapitale pas dy goditjeve.

Ne kemi dalë me një prim zero. Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e atyre balonave tabake pa bisht. PD flet për gëzim pse morëm borxh. Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim, sepse edhe ata janë hidhëruar. Nuk është kështu, krejt e kundërta është e vërtetë. ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet. Kjo na bën një vend të besueshëm, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe financimeve.

Kur vendi del në tregjet e kapitaleve është në një proces të hapur ku synimet jo gjithmonë përputhen. Kur qeverisnin ata që sot janë të hidhëruar që gjatë procesit të daljes në treg hyri për 7 dhe doli për 11. Pra doli me një barrë të tmerrshme’, tha Rama.

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...