Pas 8 vitesh ‘mbretërim’, Rama bën sikur vjen nga Marsi: Kam një plan tjetër të ri!

E mërkurë, 10 June 2020 15:22

Pas 8 vitesh në krye të qeverisë dhe katandisjen e ekonomisë në kohët e saj më të errëta, pikërisht kur zgjedhjet e ardhshme parlamentare jane pas dere, Edi Rama, bën premtime deri në vitin 2030.

Në krah me ministrin Ahmetaj të cilin e largoi nga financat pas një grope dhe borxhi të rritur në mënyrë të paprecedentë, Rama, sikur të ketë ardhur nga planeti Mars premtoi një ‘Plan të ri kombëtarë ekonomik-social’ për 9 vitet e ardhshme.

 
 
 

Dhe në krye të këtij plani me të cilin duket se ka nisur që tani edhe fushatën elektorale, ka vendosur pikërisht ish-ministrin e dështuar të financave dhe aktualisht përgjegjës për tërmetin dhe virusin, Arben Ahmetajn.

 
 
 

Duket se me këtë strategji Rama po përpiqet që të ‘trimërojë’ të vetët duke ju premtuar se do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 nga njëra anë, si dhe për të rritur pikët në sondazhet që aktualisht e nxjerrin në humbje katastrofike përball një opozitë të bashkuar.

 
 

‘Ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe kemi arritur një rezultat që na inkurajon shumë dhe që faktikisht garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim ekonomik e social, duke adresuar rimëkëmbjen se ne dolëm nga dy goditje njëra pas tjetrës dhe ambicien tonë për një shtysë të fortë para të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme.

Sapo të jemi gati në javët në vijime planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit, si e ka bërë me dije ministri i Shtetit që është edhe koordinatori i punës për planin e ri kombëtar, nuk do të jetë plan zhvillimi në letër, aq më pak strategji në dokument që duhet përkthyer në masa, por një plan verimi i kalendarizuar në afat të shkurtër, mesëm dhe të gjatë’, deklaroi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...