Dvorani'/ Pas refuzimit, KLGJ përfshin çështjen në rendin e ditës

E mërkurë, 10 June 2020 20:15

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas refuzimit të një opinioni zyrtar nga EURALIUS dhe OPDAT në lidhje me mandatin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë, pas më shumë se një muaji ngërç, më në fund e fut në pikat e rendit të ditës në mbledhjen e së enjtes.

Pika e fundit e rendit të ditës: “Vijimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me Shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z.Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë” pritet të ketë një përgjigje nga vetë KLGJ, e cila është e detyruar të zgjidhë situatën, pas refuzimit të ndërkombëtarëve, të cilët kanë qenë të qartë që kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm nga KLGJ.

Organizmat ndërkombëtarë EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar që të japin opinionin e tyre lidhur me konfliktin ligjor mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kreut të KED, Ardian Dvorani.

Kërkesa për opinion iu drejtua nga Këshilli të Lartë Gjyqësor më 5 maj 2020 dhe u cilësua nga ekspertët si qesharake.

Në përgjigjen kthyer Këshillit, këto organizma shrehen se kërkesa rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale dhe se nuk japin opinione në të tilla situata.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për çështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...