13 vjetori i vizitës së Bush/ Meta: Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve

E mërkurë, 10 June 2020 20:42

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 13 vjetorin e vizitës të Presidentit të SHBA, George W. Bush, në Tiranë, duke e cilësuar ‘si një nga ngjarjet më të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.’

‘Vizita e Presidentit të SHBA, George Ë. Bush, 13 vite më parë, shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje ne kemi shumë arsye për të qenë krenarë për bashkëpunimin e shkëlqyer, tashmë të një partneriteti strategjik me SHBA, sepse me këtë vizitë të Presidentit amerikan, jo vetëm u vulos anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, por edhe Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran brenda kufijve të saj të njohura ndërkombëtarisht.

Anëtarësimi në Aleancën më të madhe e të suksesshme politiko-ushtarake që ka njohur bota, garantoi lirinë e vendit, dhe përmbushi një aspiratë mbarëpopullore për të cilën janë sakrifikuar mijëra shqiptarë.

Pavarësia e Kosovës, jo vetëm korrigjoi gabimet historike të së kaluarës, duke i dhënë të drejtën popullit të saj të jetojë i lirë e i pavarur në vendin e vet, por dhe forcoi në mënyrë thelbësore sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria dhe populli shqiptar falenderojnë me këtë rast përzemërsisht Presidentin Bush, dhe do t’i jenë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për frymëzimin dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në rrugëtimin europian, por dhe mësim se sa të shtrenjta janë sot liritë dhe të drejat themelore të njeriut, demokracia, pluralizmi dhe sovraniteti, përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...