Bylisi qytet grek?!/ Ceka-Sgarbit: S’u ndjeve për Teatrin, tani na tregon arat me Greqinë

E mërkurë, 10 June 2020 22:07

Deklaratat e kritikut italian, Vittorio Sgarbi, se Bylisi është qytet grek, kanë ngjallur e reagime të shumta.

Arkeologu dhe politikani, Neritan Ceka, një nga njohësit më të mirë të Bylisit, i ftuar në Rtv Ora thotë se kjo është një fantazi që tregon për boshllëqe të mëdha në kulturën e tij.

Ceka: Përgjigjen më të mirë ja ka dhënë një studente, që Bylisi dhe Iliria kurrë nuk kanë qenë të pushtuar nga Greqia. Kështu që teza e Sgarbit që Bylisi dhe teatri i tij është ndërtuar në kohën e pushtimit grek të Ilirisë është një fantazi që tregon për boshllëqe të mëdha në kulturën e vetë atij. Ky argument është bërë "mish për qentë", është kapur menjëherë nga nacionalistë grekë të cilët kanë botuar harta ku e fusin dhe Bylisin si pjesë e Vorio Epirit. Arkeologjia nuk merret me këto gjëra.

Por nga i lindi kjo ide Sgarbit sipas tij?

Ceka: Kjo është fasule ha, fasule mollois. Interesi ka qenë për të bërë vetëm reklama për Shqipërinë, ai duhet të mbronte teatrin italian që u prish. Një njeri që vjen me gojë të mbyllur dhe thotë gjëra që nuk ja ka kërkuar njeri. Vjen në një vend ku liria e fjalës është e kufizuar, një të huaji i thotë të thotë ato gjëra që i pëlqejnë qeverisë, vjen dhe thotë një marrëzi të vërtetë. Bylisi është i Ilirisë.

Problemi jonë nuk është që thotë është grek apo nuk është grek. Por i ardhur me aereolat e qeverisë shqiptare... Ky do të na heqë ato që janë pjesë e kulturës, nëse heqim kisha bizantine se kanë qenë grekë, heqim gjithë xhamitë se kanë qenë turke. Teatër ka dhe Klosi, Dimali, ka dhe Sgërdheshi.Ne na vendosin në një kontekst të tillë që çfarë është kulturë nuk është e shqiptarëve dhe çfarë është përrua dhe greminë është e shqiptarëve.

Ceka kritik është me institucionet shqiptare, veçanërisht me Ministrinë e Kulturës.

Ceka: Që vjen Sgarbi dhe hap krahët dhe na tregon ne arat, këto kanë qenë arat e grekëve kur këto janë arat e ilirëve, kultura është e ilirëve. Pronari i lokalit ku ka ngrënë qepë, hudhra e gjizë me këta gjizëngrënësit tanë e rakipirësit dhe nuk e hap për ta parë sa e sheh që është Neritan Ceka dhe Skënder Muçaj se mendon se ky është shoku i këtyre rakipirësve.

Mund ta thotë Sgarbi por Ministria e Kulturës nuk mund ta vërë këtë shprehje në një site zyrtar. Sot le ta hapin dhe do ta gjejnë akoma edhe pas këtyre diskutimeve dhe revoltave që ka ngjallur te një pjesë e shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

Politikë

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

  Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani. Gjatë bisedës, Shehaj tha se SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive...