4 pikat e raportit përfundimtar të Komisionit Venecias që i japin të drejtë presidentit

Hënë, 22 June 2020 15:00

 

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka shpjeguar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, në lidhje me Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë dhe të veprimeve të parlamentit.

Sipas presidentit, Komisioni i Venecias në opinionin e tij i ka dhënë të drejte.
‘Duke qenë se fundjava që lamë pas kishte disa zhvillime të rëndësishme lidhur me perspektivën e çeljes së negociatave për vendin tonë. Pata kënaqësinë ta nisja javën me zotin Zefin Mazi, emëruar nga qeveria shqiptare si kryenegociator’, tha Meta në nisje të konferencës për mediat.
Më pas presidenti sqaroi pjesë nga opinioni i Komisionit të Venecias.

Pjesë nga deklarata e presidentit Ilir Meta:

Nuk do t’ju marr shumë kohë se e di që qytetarët shqiptarë janë lodhur këto muaj me ‘Venecian’, por unë do të sqaroj para jush sipas Venecias dhe jo sipas Presidentit Ilir Meta se cilat kanë qenë qëndrimet e Metës në raport me Kushtetutën, ligjin dhe Gjykatën Kushtetuese.

Në radhë të parë Venecia konfirmoi qartë se shkaku i përplasjes institucionet të Presidentit dhe Kuvendit ishin kryetari i Komisionti të Emërimeve në Drejtësi.

Komisioni tregon se koha dhe mënyra e dërgimit të listave ishte e padiskutuar me anëtarët e tjerë të KED sipas ligjit, thotë Venecia.

Cështja e dytë qe dua te sqaroj është se Komisioni i Emërimeve në Drejtësi ka funksionuar në mënyrë jo transparente.

Ja çfare thotë Venecia në piken 90:

Çështja e tretë; Venecia konfirmoi se veprimet e Presidentit jo vetëm ishin në përputhje me ligjin, por e konsideron të drejtë nga presidenti emërimin e gjykatëse së dytë, zonjës Marsida Xhaferri.

Vazhdojmë me çështjen e katërt dhe të fundit, në lidhje me ligjin antikushtetues për ndryshimin e mënyrës së betimit të gjyqtareve, shprehet se:

Kështu që unë e mbajta fjalën dhe nuk ju mora shumë kohë, por këto janë 4 pikat më thelbësore që theksojnë raportin e presidentit me Kushtetutën, institucionet, ligjin dhe Gjykaten Kushtetuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...