BE:Presimin nisjen e dialogut Kosovë-Serbi në muajin korrik

E Enjte, 25 June 2020 16:28

VOA: Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se është e nevojshme të vazhdohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e Michel u bë sot gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka qëndruar të enjten në Bruksel për bisedime me zyrtarët evropianë.

Takimet e Hotit u zhvilluan pasi ai njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit, ku ishte planifikuar të mbahej një takim mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, më 27 qershor. “Gjatë takimit tonë, theksova nevojën urgjente për përparim në dialogun Beograd-Prishtinë. Emërimi i fundit i ambasadorit, Mirosllav Lajçak si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, ilustron fokusin e BE-së në këtë dialog, vazhdimi i të cilit është paraparë të ndodhë në muajin korrik në Bruksel”, tha Michel në një deklaratë.

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të enjten në Bruksel se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe se Kosova, sipas tij, ka një maturi të duhur institucionale për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballet.

Vendimi i Hotit për të mos shkuar në Uashington, pason atë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili menjëherë pasi Prokuroria Speciale njoftoi për paraqitjen e aktakuzave ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e anuloi pjesëmarrjen në takimin e 27 qershorit.

Kur u pyet se kush do të jetë bashkëbiseduesi kryesor i Brukselit pas konfirmimit se Zyra e Prokurorit Special e ngarkon presidentin e Kosovës për krime të rënda, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nënvizoi se Brukseli nuk zgjedh bashkëbisedues. “Varet nga autoritetet e Kosovës që të vendosin se në çfarë mënyre interesat e tyre do të përfaqësohen më së miri. Qeveria duhet të sigurojë bashkëbiseduesit tanë”, tha Stano.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...