“Sovraniteti i përket popullit”,Meta:Kam që në 2 mars që në veshët e mi kumbon thirrja e popullit “shpërndaje Kuvendin!”

E Enjte, 16 July 2020 13:48

 

TIRANE
“Kam që në 2 mars që në veshët e mi kumbon thirrja e popullit “shpërndaje Kuvendin!”- kështu u shpreh Presidenti Meta në konferencën për mediat, ndësa kërkoi reflektim për ndryshimet kushtetuese në vend.

“Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me një dakordësi totale sic u bën kur ishte Presidenti me dakordësi totale me 140 vota.

E ka thënë qarte edhe ‘Venecia’ nëse duhen ndryshime për cështje që kanë të bëjnë me prekjen e paketës së reformës në drejtësi dhe për cdo cështje tjetër të rëndësishme kjo duhet bërë në mënyrën më konsensuale, sic e thotë raporti I Venecias. Ajo platformë u injorua se ju I dini zhvillimet me teatrin dhe estradat e tjera, por presidenti punon në rrethana që nuk I ka krijuar presidenti.

Unë nuk jam këtu për këtë cështje por për 15 pikat. Paralajmërimet kanë qenë të qarta por mund të jenë në interes të atyre që kërkojnë trazira në këtë vend. Nuk I ka thënë presidenti shqiptarëve ikni, edhe populli aty është në 2 mars, nuk më ikin thirrjet ‘shpërndaje parlamentin’ ndaj është moment që t’i thërrasin mendjes. Duan pa koalicione ta vendosin me referendum, patjetër por ta vendosë populi është thelbësore për demokracinë. Sovraniteti i përket popullit, e keni në pikën 6 të kushtetutës. Nuk do zgjedhim asnjë model Lindor, e kemi demokracinë tonë një herë e mirë, e kemi rrugën të përcaktuar, jemi anëtarë të NATOs dhe jemi drejt BE” tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...