Opozita do jetë në Këshillin Politik/Çupi:Rama ka frikë.S’ka kohë për ndryshime Kushtetuese

E mërkurë, 22 July 2020 14:56

 

Opozita politike, thotë se duhet të vijojë puna pa humbur asnjë ditë kohë sepse sipas saj, është humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 Qershorit

Në një prononcim për “Koha Jonë”, ish-deputetja e PD-së njëherësh edhe pjesë e kryesisë, Dhurata Çupi, e pyetur për çëshjet që nuk janë pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit, pohon se i përkasin mandatit të qeverisë të dalë nga zgjedhjet e 2021.

“Opozita do të jetë në mbledhjen e Këshillit Politik dhe ka qartësuar pozicionin e saj lidhur me këto çështje. Çdo përpjekje për të shmangur 5 Qershorin nga kryeministri tregon frikën e tij nga humbja dhe nga rrotacioni politik që është i pashmangshëm”.

Prononcimi i plotë

Marrëveshja e 5 Qershorit do të votohet në Kuvend. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet, kjo është një çështje që duhet ti përkasë mandatit të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 2021.

Nuk ka kohë as për ndryshime kushtetuese e as për asnjë manovër tjetër për zgjedhjet e ardhshme. Çdo lëvizje tjetër e Edi Ramës është për t’iu shmangur marrëveshjes së dakortësuar nga të gjithë e me bekimin e ndërkombëtarëve.

Opozita do të jetë në mbledhjen e Këshillit Politik dhe ka qartësuar pozicionin e saj lidhur me këto çështje. Çdo përpjekje për të shmangur 5 Qershorin nga kryeministri tregon frikën e tij nga humbja dhe nga rrotacioni politik që është i pashmangshëm.

Edi Rama u’a ka vështirësuar jetën shqiptarëve dhe i ka larguar më shumë nga Europa. Alternativa jonë është ajo e qytetarëve që duan zhvillimin dhe Integrimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...