Nga padia e Besa Shahinit tek zgjedhjet në Universitet, Këlliçi: Ministrja po çon para një proces të paligjshëm dhe antikushtetues

E mërkurë, 22 July 2020 15:06

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi deklaroi se nuk intimidohet nga padia për shpifje e ngritur ndaj tij nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Këlliçi pohoi se u padit vetëm se denoncoi shqetësimet e maturantëve apo se reagoi për zgjedhjet që do të mbahen në universitet. Ai tha se ministrja e Arsimit po çon përpara një proces të paligjshëm dhe antikushtetues sa i takon zgjedhjeve të 30 korrikut.
“Ne jemi rreth 120 anëtarë që janë ende në procese gjyqësore. Për protesta që kemi organizuar. Ministrja e Arsimit ka qenë e shqetësuar se unë kam publikuar tezat e maturës shtetërore, edhe pse dalin rreth 7 vite rresht. Kam kritikuar testin e maturës, qoftë dhe zgjedhjet në Universitet. Testi i Letërsisë ishte me pyetje idiote. Arsimi ka degraduar në mënyrë të frikshme. Kur ka marrë në dorë frerët e Ministrisë Besa Shahini, ka dështuar ky institucion. Ajo po çon përpara një proces të paligjshëm dhe antikushtetues për zgjedhjet. Tani që ne flasim, 75% e studentëve nuk janë në universitet. Ka një konflikt të hapur interesit midis pedagogë që duhet të zgjidhen dhe studenteve. 10% që është pesha e studentëve, po tentohet që të kontrollohet. Po tentohet që të bëhet me një numër të vogël votimi. Është një proces unik, s’ka ndodhur kurrë në arsimin e lartë në Shqipërisë. Uroj që ministria të ndihet e turpëruar nga këto vendime. Nëse ministrja mendon se do të na frenojë, e ka gabim. Ne po planifikojmë të organizojmë tubime, por për shkak të pandemisë. Ministrja duhet t’i vënë gishtin kokës, pasi është mbulon dhe sektorin e rinisë. Ne nuk e njohim procesin e zgjedhjeve në 30 korrik. Sfido ministren që të bëjë publike një masë që është marrë nga ministria që do të mbrojë jetën e studentëve.”, tha Këlliçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...