SKANDALI/Spitali Covid 2 ‘Shefqet Ndroqi’ ka 48 orë pa ujë

Saturday, 01 August 2020 16:45

 

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ i cilësuar si ‘Covid 2’, ku aktualisht trajtohen afër 150 paciente prej 48 orësh është pa ujë në rubinetet e ç’do pavioni.

Pacientet edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore e në lufte me virusin vdekjeprurës, u duhet të bëjë sakrifica edhe për ujin për nevojat personale.

 

Per shkak edhe të temperaturave të larta të këtyre ditëve situata është bërë thuajse e padurueshme në ambientet e brendshme të këtij spitali.

Uji ëshhtë një nga problemet pasi edhe dhomat e këtij spitali janë pa sistem ajrimi apo kondicionimi ç’ka e bën qëndrimin e pacienteve edhe më të vështirë, ku në të shumtat e rasteve, pacientët janë të vendosur në 3 apo 4 persona në të njëjtën dhomë.

Problem është edhe sistemi i urgjencës në këtë spital. Pacientet me Covid janë të vendosur në një salle pa ndarje me njëri-tjetrin ç’ka e rrit edhe më shumë situatën virologjike brenda këtyre ambienteve.

Por jo vetëm për pacientët.

Mungesa e ujit në rubinete i ka vështirësuar punën edhe stafit mjekësor. Kujtojmë që larja e duarve dhe higjiena vetjake është një nga këshillat kryesore, ndërkohë që stafi mjekësor nuk ka mundësi as të laj duart edhe pse duhet të kujdesen për dhjetëra pacientë që kanë simptoma nga më të ndryshmet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...