Kim Mehmeti:Beogradi urdhëron, Tirana arreston?!

Hënë, 03 August 2020 09:15

Piktori ka hallin si ta bëjë Serbinë me det dhe jo Shqipërinë shtet

Ka reaguar me një shenim të tij edhe publicisti, shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti pas lajmit të arrestimit të ish ushtarit të UCK nga policia shqiptare.

Shënimi i plotë i Kim Mehmetit në Facebook:

Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, pritet miratimi i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë

Lexova diku se policia e Shqipërisë paska ndaluar një veteran të UÇK-së, pas një fletë-arresti nga Interpoli i Serbisë?!

Ku ta dish, mbase kjo do të thotë se ka filluar të funksionoje ‘Mini Shengeni’ i Piktorit të ‘Rilindjes’. Apo se ka nisur ‘bashkimi’ i shqiptarëve ashtu siç e para sheh ‘Ballkani pa kufij’, me kryeqendër Beogradin!

Sido qoftë, neve nuk na ndodh asgjë më shumë seç i ndodh popullit që ka burrështetas të cilët ‘vëllazërohen’ me ata, që natë e ditë punojnë kundër shqiptarisë, që natë e ditë punojnë për të gjetur shtete për të hequr njohjen e Kosovës, kur ke burrështetas të cilët nuk e kanë kuptuar se ‘Ballkani pa kufij’, me shqiptarët e ndarë me kufij në të, e faktorizon Serbinë!

Dhe siç janë katandis punët dhe nëse shkohet me këtë mendësi perverse politike, mua nuk do më habit fare, nëse një ditë, kryeministri i Shqipërisë, që ti përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, që të forcojë vëllazërinë serbo-shqiptare, t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë heqjen e njohjes së Kosovës!” (Kim Mehmeti)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...